Pothuajse 11 milionë britanikë i lajnë çarçafët e tyre vetëm një herë në muaj, ka zbuluar një sondazh që zbuloi zakonet e dhomës së gjumit. Një në tre persona gjithashtu pranoi se priste të paktën dy javë para se të lante çarçafët, zbuloi analiza nga YouGov. Hulumtimi i ri ka identifikuar katër gjendje shëndetësore që mund të lidhen me mos futjen e rrobave në lavanderi mjaft shpesh dy prej të cilave janë vrasës të heshtur.
Jastëkët janë sende për të cilat shpesh nuk mendojmë shumë. Vetëm kur fillojmë të zgjohemi me dhimbje në qafë dhe shpinë, fillojmë të mendojmë për shkaqet e mundshme dhe atëherë shpesh arrijmë te “problemi” i jastëkut. Pra, si ta dini kur është koha ta ndërroni? Zgjoheni me dhimbje. Nëse kjo ndodh gjithnjë e më shpesh, duhet të mendoni seriozisht për ndërrimin e jastëkut. Me kalimin e kohës, jastëkët fillojnë të dëmtohen dhe të ofrojnë më pak mbështetje. Mbështetja jo e duhur mund të shkaktojë probleme me qafën, shpinën dhe shpatullat. Gjithashtu mund të lërë ndjesi ngurtësie në mëngjes dhe të shkaktojë dhimbje koke, shpjegon ekspertja Keren Yu për The Spruce.
Ekziston një test i thjeshtë që mund t’ju ndihmojë të përcaktoni nëse jastëku duhet ndërruar. Paloseni jastëkun përgjysmë dhe mbajeni ashtu për rreth 30 sekonda. Kur ta lëshoni, jastëku duhet të kthehet në formën e tij normale. Nëse nuk kthehet, atëherë është koha të blini një të ri, shpjegon Yu.Nëse jastëku juaj, përveç formës, nuk duket më i fryrë dhe i butë si më parë, është koha për një të ri. Merrni pak kohë për të vëzhguar dhe menduar nëse jastëku ju ofron ende rehatinë e nevojshme apo nëse gjatë natës ju shkakton tension sepse nuk arrini të gjeni pozicionin e duhur. A e dinit se edhe jastëkët kanë afat përdorimi? Etiketat e shumë jastëkëve përmbajnë gjithashtu një datë, e cila është një tregues i mirë se kur duhet të blini një të ri.

