Era e keqe e këmbëve është një problem për çdo njeri. Siç thonë ekspertët, zhytja e këmbëve në çaj mund t’ju ndihmojë të zhdukni problemin e këmbëve me aromë të keqe dhe këmbëve të djersitura. Në fakt, kjo metodë njihet si një nga trajtimet më të njohura shtëpiake.

Koha se sa duhet t’i mbani këmbët e zhytura në çaj varet nga sa të djersitura dhe sa aromë të keqe mbajnë. Çdo zhytje duhet të zgjatë të paktën një orë për të qenë efektive, ndërsa preferohet t’i zhytni në çaj të gjelbët. Produktet që ju nevojiten për t’i trajtuar këmbët me çaj janë pesë qese çaj të zi, katër gota ujë të nxehtë dhe një legen. Katër gota ujë të nxehtë i derdhni në legen, pastaj i shtoni pesë qeset e çajit të zi. E lejoni çajin të qëndrojë në ujë për 10 minuta, pastaj i vendosni këmbët. Këtë proces e përsërisni një herë në ditë dhe do të kënaqeni me rezultatet.