Edhe pse shpesh cilësohet si një “pastrues natyral” që heq yndyrën, freskon dhe lë aromë të këndshme, limoni nuk është gjithmonë i sigurt për përdorim.

Sipas ekspertëve të mirëmbajtjes, acidi i tij mund të shkaktojë dëme serioze në disa materiale, dhe riparimi i tyre shpesh kushton shumë më tepër sesa mendohet.

Shumë familje e përdorin limonin për pastrim të shpejtë në kuzhinë dhe jo vetëm, por specialistët këshillojnë kujdes të veçantë. Ja disa sipërfaqe që nuk duhet pastruar kurrë me limon:

-Guri natyral (mermer, granit): acidi gërryen kalciumin dhe lë njolla mat e dëmtime të përhershme.

-Ekranet elektronike: lagështia dhe acidi prishin shtresën mbrojtëse.

-Sipërfaqet e lyer me bojë: limoni mund të zbehë ose të heqë ngjyrën.

-Inoksi: shkakton korrozion dhe njolla nëse nuk shpëlahet menjëherë.

-Bronzi dhe bakri: hiqet patina, por më pas shfaqen njolla të errëta.

-Dyshemetë prej druri: acidi heq shtresën mbrojtëse dhe dëmton parketin.

-Enët prej alumini: krijohen njolla dhe gropëza nga reagimi kimik.

-Pëlhura me ngjyra: vepron si zbardhues dhe çngjyros materialin.

-Karroceria e makinës: dëmton llakun dhe përshpejton oksidimin.

Ekspertët theksojnë se, edhe pse është produkt natyral, kjo nuk e bën automatikisht të sigurt për çdo përdorim.

Për të shmangur dëmtimet dhe shpenzimet e panevojshme, rekomandohet përdorimi i pastruesve të posaçëm për çdo sipërfaqe.