
Kur ndodh një dëmtim në kokë tek fëmija juaj, është e rëndësishme të reagoni dhe të mos i injoroni disa shenja. Një tronditje ndodh si rezultat i një dëmtimi traumatik të kokës dhe mund të ketë një formë më të rëndë ose të lehtë. Shumica e tronditjeve ndodhin pas një rënieje, një goditjeje të fortë në kokë, për shkak të lëndimeve sportive, etj.
Fëmijët janë shpesh aktivë, ata ngjiten, kërcejnë, vrapojnë dhe kur ndodh një dëmtim në kokë, është e rëndësishme që prindërit të reagojnë dhe të mos i injorojnë simptoma të caktuara. Tronditja është një “dëmtim i lehtë traumatik i trurit” i shkaktuar nga një goditje në kokë ose një rënie që çon në një ndërprerje afatshkurtër në funksionimin normal të neuroneve dhe indeve të trurit.
Simptomat serioze të tronditjes përfshijnë dhimbje koke, të vjella, konfuzion, marramendje, vështirësi në ecje, çrregullime të ekuilibrit dhe ndjeshmëri ndaj dritës dhe zërit. Të gjitha kërkojnë një vizitë të menjëhershme te mjeku, ndërsa një dhimbje koke e lehtë, pasiguri e lehtë në ecje ose ekuilibër, lodhje, humbje përqendrimi dhe përgjumje mund të kalojnë edhe vet.
Monitoroni fëmijën tuaj me kujdes. Nëse ai ka ankesa të lehta, nëse asnjë nga simptomat më serioze nuk shfaqet brenda 24 deri në 48 orëve pas dëmtimit të kokës, nëse ha dhe fle normalisht pa u dridhur apo qarë, ka shumë mundësi që gjithçka të jetë në rregull. Me fëmijët mbi 6-vjeç mund të mbështeteni në përvojën dhe instinktin tuaj, ndërsa me të vegjlit duhet të jeni pak më të kujdesshëm. /TAR/






