Astrologia e njohur, Meri Shehu, ka bërë sot parashikimin e të gjitha shenjave të horoskopit për muajin qershor. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku zbuloi edhe datat më të mira dhe ato më të këqija për këtë muaj.

Parashikimi i Meri Shehut për muajin qershor:

Dashi

Me futjen e Marsit në Dem do duan të shpenzojnë, të çajnë atë bllokazhin, të bëjnë gjëra që nuk i kanë bërë, ndihen të dhunuar. Do bëhen shumë agresivë ose zotërues në çështjet ekonomike. Këtej duan të shpenzojnë, këtej duan të ruajnë, këtej duan të luftojnë.

Do jetë një muaj ekonomik i fuqishëm për Dashin, por jo i lehtë. I bie të çajnë murin me kokë. Por shumë planetë në Binjakë do të thotë se projekte e plane ka shumë. Diskutime ka shumë, vetëm të kenë kujdes 8-9 dhe 12 se aty diskutimet nuk janë pozitive. Mund të kenë një humbje pune, një humbje rezultati, një humbje stabiliteti.

Demi

Edhe këta kanë një muaj ekonomik pasi shumë planetë janë në Binjakë. Datat 8-9 dhe 12 janë të vështira, kështu që nuk mund t’i quajmë të stabilizuar në këtë periudhë.

Plus edhe me futjen e Afërditës dhe Mërkurit në Gaforre shumë çështje familjare do fillojnë të kthejnë vëmendjen fuqishëm te Demët. Duhet të bëjnë kujdes kryesisht me futjen e Marsit në shenjën e tyre. Besoj që është një muaj që i kthen me këmbë në tokë por jo në mënyrën e duhur.

Binjakët

Kanë shumë planetë në shenjën e tyre dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Duket se ka ardhur koha e tyre sido që të jetë. Domethënë hapen dyer, mundësi, kontakte. Vështirësitë në projektet dhe planet e tyre kanë kryesisht në datat 8-9 dhe 12, përplasen me Saturnin, aty mund të kenë probleme me shtetin, karrierën, ligjin, ekonominë.

Sado që Binjakët i kanë të gjitha mirë në pamje të parë, Marsi në Dem tregon që kemi një sulm, një prapaskenë të fuqishme në lidhje me punën që do të dalë në pah. Do t’u djegë aty ku nuk e presin, kështu që shumë Binjakë duhet të kenë kujdes. Pas datës 21 fillojnë e rregullohen çështjet e punës dhe ekonomisë, duke përjashtuar datat 16-17 me luhatje.

Gaforrja

Me shumë planetë në Binjakë nuk është se janë në momentin e tyre më të mirë. Se kemi thënë se përgatiten për fazën e vitit tjetër kur futet Jupiteri në shenjën e tyre. Kështu që shumë projekte të tyre ngelin në sirtar ose shumë gjëra që duan të thonë, ngelin si ëndrra, nuk i thonë dot, ngelin në letra. Mjafton që ato letra mos t’i marrë era dhe mos të ngelë asgjë në letër. Unë do tu thosha shumë Gaforreve nëse kanë projekte, kanë shkruar, kanë menduar, kanë ëndërruar, diku t’i ruajnë, sepse do t’u duhen për vitin tjetër.

Të mos mendojnë se këto gjëra humbën, ikën dhe nuk janë më. Marsi në Dem i favorizon shumë Gaforret, u jep një aleancë të fuqishme. Mund të themi që do të luftojnë Demët për Gaforret në periudhë. Por futja e Afërditës dhe Mërkurit në Gaforre nga datat 16-17 është në sinjal i mirë. Marrin një ritëm, do dashurohen. Do të kenë një bashkëpunim të fuqishëm më datë 21.

Luani

Favorizohen ose iu bëhet një premtim i madh në lidhje me martesën. Mund të ketë Luan që martohet këtë muaj, pra u realizohet një ëndërr që mund të jetë martesa.

Pavarësisht kësaj, martesa është aty, është e bukur, shumë planetë në Binjakë tentojnë që këta të bëjnë jetë sociale, të bien në sy, të jenë në qendër të vëmendjes, por kemi një vështirësi përsa i përket jetës së tyre sociale, një çështje që iu del jashtë kontrollit, ndonjë lëvizje jo e mirë, ndonjë thashethem. Gjëra të tilla që duhet të bëjnë kujdes ata që bëjnë jetë publike ose kanë çfarë të humbin nga jeta publike, që janë Luan.

Ata që kanë marrëdhënie publike të rëndësishme duhet të kenë kujdes nga skandalet dhe një çështje ekonomike që mund të mos shkojë ashtu siç duhet.

Virgjëresha

Është një nga shenjat që preket shumë nga futja e Jupiterit në Binjakë, sidomos në lidhje me shtetin, karrierën, martesat e tyre. Mund të hasin një problematikë në datat 8-9 dhe 12, aty do të duken pengesat e para çfarë kanë për të ecur përpara. Ata që janë Virgjëresha të zgjuara duhet të kuptojnë që këtu, këtu dhe këtu, këto janë ato pikat e vështira që unë duhet të kapërcej për një vit të tërë për të arritur një sukses në martesë ose në karrierë, në nivele pune që kanë të bëjnë me shtetin.

Gjithsesi data 21 është favorizuese për Virgjëreshën se është Hëna e plotë në Bricjap. U jep një avantazh erotik. Kujdes me marrëdhëniet familjare dhe komunikimin me njerëzit e afërt në datat 16-17-18 kur Afërdita në Gaforre përballet me Plutonin në Ujor, aty mund të ndihet pak sikur diçka u ka humbur.

Peshorja

Do të kenë një ngritje maksimale. Janë një nga shenjat që favorizohen shumë me Jupiterin në Binjak. Mendoj që komunikimet me jashtë, punët e hapura, kualifikimet, studimet dhe shumë gjëra të tilla, çështje ligjore, marrin përparësi.

Edhe këto duhet të kenë kujdes në datat 8-9 dhe 12 për pengesa të ndryshme që mund të vijnë në rrafshe pune dhe ekonomie. Por ecin mjaft mirë me futjen e Afërditës në Gaforre dhe pas datës 18 shumë Gaforre mund t’a shohin veten e tyre të publikuar shumë mirë. Të kenë një shpërblim të majmë ekonomik ose figura e tyre të lartësohet shumë.

Akrepi

Akrepit i del direkt Marsi përballë në Dem. Patën oferta, patën bashkëpunime, mua më keni Akrep, bëra shumë gjëra por prapë kemi një Mars përballë. Marsi përballë do të thotë që kemi edhe një antagonizëm të fundit ose është një muaj antagonist. Akrepët duhet të qetësohen, t’a përballojnë ose mos të shkojnë shumë kundra. Nuk mund t’i shkosh dot Marsit kundra. Kujdes në bashkëpunime, në çift. Por nëse ka punë që udhëhiqen nga Marsi, për shembull sporti, mund të ecin përpara. Mbështetje të mirë do të kenë më datë 21 me Hënën e plotë në Bricjap dhe futja e Afërditës në Akrep i jep një dashuri të mirë, të bukur.

Shigjetari

Me punën do të kenë problematika sepse Marsi në Dem i jep më shumë punë se sa ata mund të pretendojnë se mund të bëjnë. Duhet të vrapojnë më shumë. Në kushtet e punës ose cilësia e jetës së përditshme nuk do të jetë kaq e mirë. Është një rutinë e vështirë, e lodhshme.

Megjithatë nëse do marrin një bashkëpunim të mirë ose do arrijnë me këtë Hënën e re në datën 6, unë mendoj se bëhet një kthesë e mirë në jetën e tyre. Do shmangin edhe ato këto datat 8-9 dhe 12, pastaj me futjen e Afërditës në Gaforre mund të gjejnë çlirim shpirtërore. Shigjetarët me Gaforret shkojnë mirë në përgjithësi, bëhen çift. Mund të kemi bashkëpunime të mira këtë muaj Gaforre-Shigjetar.

Bricjapi

Kemi Hënën e plotë më datë 21 në shenjën e tyre. Marsi në Dem i ndihmon deri diku Bricjapët, u jep aleanca, mundësi, bashkëpunime. Vetëm duhet të kenë kujdes se shumë planetë në Binjakë nuk janë në favor të Bricjapëve. Në dy punësime, në humbje pune, e morën se morën, sot i thanë po, nesër i thanë jo. Njëherë e kap punën, njëherë nuk e kap punën. Ndihen shumë konfuz.

Ujori

Janë një nga shenjat më të favorizuara me shumë planetët në Binjakë. Dashuri, plane, projekte, kontakte. Ana ekonomike pas datës 18, Afërdita në Gaforre i ndihmon jashtë mase në buxhetet e tyre, në investime të rëndësishme. Kjo është një gjë shumë e mirë për Ujorët. Të kesh dashurinë mirë, veten mirë, të merresh me look-un, me pamjen e jashtme, me gjëra të mira, i ka ardhur Binjaku përshtat. Hëna e re më datë 6 tregon një mundësi të re për shumë Ujorë.

Peshqit

E kanë më vështirë nga të gjithë. Është si lufta Ukrainë-Rusi, sepse të gjithë planetët në Binjakë përballen 2-3 herë këtë vit me Saturnin në Peshk. Peshqit tani që ka ardhur sezoni i Binjakëve dhe duhet të ndihen mirë, kanë Saturnin aty brenda që nuk i lë. Nuk lë Saturni radhë pasi është me shumë rregulla. /Gazeta Shqip/