Muzeu ‘Hangzhou Peace International Exhibition and Conference Centre’ në Hangzhou, në Kinë, ka hapur një ekspozitë të veçantë ekzibicioniste me titull “Magic Art”.

Veprat e krijuara nga 15 artistë koreano-jugore janë interaktive dhe përmbajnë një dimension të tretë, ku janë të ftuar të gjithë vizitorët, fëmijë dhe të rritur, të ndërveprojnë me pikturat, duke krijuar imazhe pothuajse të gjalla.



Teknika e përdorur nga autorët e këtyre pikturave quhet anamorfozë (nga greqishtja e vjetër ana-prapa, dhe morphe-formë). Bëhet fjalë për një ‘deformim’ të veçantë të pikturës, që e parë nga një këndvështrim i caktuar, jo vetëm që nuk duket më e shtrembëruar, por përfton një dimension të tretë dhe një reliev që të jep përshtypjen e diçkaje krejtësisht reale, që po ndodh në ato momente.



Pra, në një farë mënyrë, përmes një imazhi të deformuar, artisti përfton formën e vërtetë të realitetit, atë që realisht artisti kërkon të sugjerojë me anë të veprës së artit.




9 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)