Tymi i krijuar nga zjarret e furishime në Kanada, të cilët po vazhdojnë me javë të tëra, kanë kaluar Oqeanin Atlantik dhe ka filluar të errësojë qiejt në Evropën Jug-Perëndimore.
Reja e tymit dhe blozës shtrihet për mijëra kilometra nga provinca e Quebec, Kanada ku janë dhe vatrat e zjarrit, përtej Oqeanit Atlantik, sipas imazheve satelitore të NASA të publikuara të hënën.
Tymi filloi të arrijë në ishujt Azores të dielën dhe arriti në Evropën Perëndimore të hënën, sipas Institutit Portugez për Detin dhe Atmosferën. Tymi po prek edhe Spanjën, Francën dhe vende të tjera.