Shenja e Binjakëve konsiderohet një nga më interesante dhe më komplekse të horoskopit. E përfaqësuar nga simboli i binjakëve qiellorë, kjo shenjë ajri njihet për energjinë e saj sociale, inteligjencën dhe aftësinë për t’u përshtatur me çdo situatë. Megjithatë, astrologët thonë se jo të gjithë Binjakët janë njësoj dhe se kjo shenjë ndahet në tre tipa kryesorë personaliteti.

Lloji i parë është “Mbretëresha-Bletë”, Binjaku karizmatik që tërheq vëmendjen kudo që shkon. Këta persona janë shumë socialë, dinë të komunikojnë me këdo dhe lëvizin lehtësisht në çdo rreth shoqëror. Inteligjenca, humori dhe aftësia për të bindur të tjerët janë armët e tyre më të forta.

Lloji i dytë është “Kureshtari”. Këta Binjakë janë të etur për dije dhe gjithmonë në kërkim të informacioneve të reja. Ata kanë një mendje aktive dhe analizojnë gjithçka që ndodh rreth tyre. Planeti Mërkur, i cili sundon këtë shenjë, i bën ata komunikues të shkëlqyer dhe shumë të interesuar për çdo temë të re.

Ndërsa tipi i tretë është “Komediani”, Binjaku që arrin të bëjë të gjithë të qeshin. Ata njihen për humorin spontan, energjinë pozitive dhe aftësinë për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Shpesh përdorin shakatë për të fshehur emocionet apo problemet personale, duke mos lejuar të tjerët të kuptojnë anën e tyre të ndjeshme. Astrologët theksojnë se edhe pse çdo Binjak mund të ketë elementë nga të tre tipat, zakonisht njëri prej tyre dominon më shumë në personalitet. Kjo është arsyeja pse njerëzit e kësaj shenje shpesh konsiderohen të paparashikueshëm, por njëkohësisht shumë tërheqës dhe interesantë.