Janë dy shenja horoskopi për të cilët astrologët parashikojnë dashuri të reja këtë dimër edhe nëse nuk jeni në kërkim. Ato do të lulëzojnë spontanisht.

Peshqit

Peshqit ëndërrojnë histori të mëdha dashurie, por ndonjëherë nuk e ndajnë dëshirën nga realiteti. Këtë dimër, pikërisht kur përpiqen më pak t’i pëlqejnë dikujt, jeta mund t’u sjellë dikë.

Pas një periudhe sfiduese pyetjesh dhe tërheqjeje, Peshqit hapen ndaj dinamikave të reja emocionale. Një marrëdhënie e re mund të zhvillohet nga miqësia ose përmes një takimi të papritur.

 Bricjapi

Bricjapët rrallë e hapin derën e zemrës pa menduar. Megjithatë, këtë dimër ka një zbutje të papritur. Një kombinim i ndikimeve planetare dhe përvojave personale do t’i bëjë më të gatshëm për intimitet.

Një histori dashurie është e mundur. Bricjapi mund të befasohet nga reagimet e veta. Pas një periudhe stanjacioni emocional, vjen ngrohtësia që fshin dyshimet.