Kjo javë sjell energji të përziera në qiellin astrologjik. Nga njëra anë, disa shenja përfitojnë nga përkrahja e Mërkurit, Jupiterit apo kalimi i Venusit në pozicione më të favorshme—duke sjellë pasion, rikuperim profesional dhe vendime me vizion.

Nga ana tjetër, për disa të tjerë, nervozizmi, vonesat apo pasiguritë emocionale kërkojnë më shumë durim dhe përqendrim. Kjo është një javë për të vepruar me mençuri dhe për të pasur guxim aty ku yjet ndrisin më fort.

3 shenjat më me fat të javës:

Dashi

Kjo javë hap një dritare të fuqishme për veprim, sidomos në sferën e dashurisë dhe të punës. Klima është pasionale, me mundësi për histori të reja ose përforcim të lidhjeve ekzistuese. Çiftet që duan të bashkëjetojnë apo të nisin një angazhim të madh, mund ta bëjnë këtë hap tani. E vetmja ditë delikate është e enjtja për shkak të ndonjë xhelozie të kotë. Në punë, vendimet janë të pashmangshme. Projektet që nisin tani do të ecin shpejt, ndaj mos prit: gjithçka që duhet vendosur, duhet mbyllur përpara datës 10 qershor. Nëse ke më shumë se një projekt në mendje, tani është koha për të zgjedhur dhe për t’u fokusuar. Edhe në mirëqenie, nëse kujdesesh për trupin dhe shmang lodhjen, do të jesh në formë të shkëlqyer. Vetëm mos shpërqendrohu nga stresi mendor—ke shumë mendime, por kujdesi ndaj detajeve të vogla do të të shpëtojë.

Demi

Pas muajsh të vështirë, më në fund një javë që ngjan si një fillim i ri. Në dashuri je më i tërheqshëm, takimet rastësore sjellin ngrohtësi dhe surpriza të këndshme. Nëse je beqar, prenoto një udhëtim apo takim—ka gjasa që një miqësi të kthehet në diçka më shumë. Kujdes vetëm nga kontaktet me Akrepin dhe Luanin, që mund të prishin paqen tënde. Në fundjavë, sërish pak tension, por kalimtar. Në punë, rikuperimi është i qartë. Pas vështirësive nga janari në prill, tani mund të rikthehesh në qendër të vëmendjes. Qershori sjell Jupiterin në pozicion shumë të favorshëm dhe ndihmon madje edhe ata që kanë padi ose çështje ligjore. Energjia është më e mirë, po përballesh me të njëjtat probleme të së kaluarës por me më shumë lehtësi, buzëqeshje dhe forcë të brendshme.

Shigjetari

Një nga shenjat që hyn në një fazë ndriçimi. Dashuria gjallërohet: lidhjet e reja që kanë nisur në maj vazhdojnë me pasion dhe dëshirë për të rikuperuar emocionet e humbura. Po rritesh edhe shpirtërisht—ke reflektuar mbi gabimet dhe je gati të japësh më shumë. Në punë, kjo javë është preludi i një muaji konstruktiv. Jupiteri nuk do të jetë më kundër dhe do të ndjesh më shumë besim për të ndërtuar projekte afatgjata. Një fazë e re do të fillojë që nga shtatori, por që tani duhet të përgatitesh dhe të mendosh me vizion. Edhe nëse ke pasur ndjesinë se nuk je vlerësuar mjaft, vjen një kohë e favorshme për të fituar atë që meriton. Tensionet në fillim të javës janë të pritshme, por fundjava sjell rigjallërim dhe qartësi.

3 shenjat që duhet të kenë kujdes këtë javë:

Peshorja

Një javë kontrastesh të brendshme. Në dashuri nuk ka ardhur ende ajo risi që shpresoje, dhe lidhjet e forta kanë nevojë për thellim dhe riforcim. Maji nuk solli lajme pozitive, prandaj mos e sforco situatën. Tensioni nervor është i lartë, veçanërisht më 29 dhe 30 maj. Në marrëdhënie me Gaforren dhe Bricjapin, është mirë të shmangësh ngurtësinë dhe gjykimet e ashpra. Në punë, edhe pse ke pasur projekte të ngadalta apo pengesa, është e rëndësishme të mos dorëzohesh. Mos u përplas me figura autoriteti dhe shmang marrjen e vendimeve të rëndësishme deri në shtator. Në sfond qëndrojnë edhe çështje ligjore apo pronësore—kujdes me marrëdhëniet me noterë apo avokatë. Në mirëqenie, është urgjente të ndalesh pak dhe të rikuperosh. Pjesa e dytë e javës është më e rëndë psikologjikisht dhe fizikisht.

Virgjëresha

Kjo javë mbetet sprovë e vërtetë. Në dashuri, je ende nën ndikimin e Venusi kundër, dhe tensionet që lindën në prill nuk janë zgjidhur. E marta sjell intolerancë, prandaj duhet të shmangësh përplasjet. Fundjava mund të jetë një moment më i mirë për takime ose sqarime. Në punë, tensioni në fillim jave është i lartë—e marta dhe e mërkura sjellin takime me figura që kanë pushtet (ligj, kontrata, vendime për shtëpinë). Nëse po planifikon të nisësh një aktivitet të pavarur, bëje këtë në qershor, por me kujdes financiar. Ka ende ndikime planetare të forta që të detyrojnë të punosh më shumë për më pak. Mirëqenia është në rënie: nëse ke shtuar peshë ose ndihesh i lodhur, është momenti për dietë dhe riorganizim të energjive.

Akrepi

Një javë që fillon me ndjenja pozitive për dashurinë, sidomos me Venusin që do të kalojë në pozicion të favorshëm nga 6 qershori, por që mbart ende tensione të brendshme. Mund të marrësh një surprizë të këndshme në ndjenja, por fundjava sjell rrezik për polemika që duhen shmangur. Në punë, diskutime për turne apo marrëveshje janë në horizont. Këshilla është që çdo vendim të merret me mendje të kthjellët, ose me ndihmën e një eksperti. Ka çështje financiare për të rishikuar. Marsi dhe Hëna sjellin nervozizëm të shtunën dhe të dielën. Në mirëqenie, lodhja e akumuluar del në pah në fundjavë. Mos i merr përsipër të gjitha detyrat dhe të përqendrohesh vetëm tek ajo që ka vërtet rëndësi për ty.