Shkencëtarët janë një hap më afër krijimit të dhëmbëve zëvendësues në laborator, një zbulim që mund të zëvendësojë riparimet e pakëndshme dentare të mbushjeve, kanaleve të rrënjëve dhe implanteve artificiale. Një dhëmb i bërë në laborator mund të ndryshojë shumë nga ajo që dimë aktualisht për stomatologjinë. Sipas studiuesve nga King’s College në Londër, është zhvilluar një material i veçantë që u lejon qelizave të komunikojnë me njëra-tjetrën në të njëjtën mënyrë si në trupin e njeriut, gjë që u lejon atyre të zhvillohen në qeliza dhëmbësh.
Ky proces lejon që dhëmbët të rriten nga qelizat e vetë pacientit në laborator. Në të ardhmen, dhëmbët e dëmtuar ose të infektuar mund të zëvendësohen me dhëmbë të vërtetë, natyralë në vend të mbushjeve dhe procedurave të ngjashme dentare. Te njerëzit, normalisht zhvillohen dy palë dhëmbë; rreth 20 dhëmbë qumështi në fëmijërinë e hershme dhe 32 dhëmbë të përhershëm gjatë shkollës fillore. Ndryshe nga njerëzit, kafshët si peshkaqenët dhe krokodilët mund t’i zëvendësojnë vazhdimisht dhëmbët e humbur, sepse ato ruajnë qeliza staminale që mundësojnë rritjen e vazhdueshme. Tek njerëzit, këto qeliza zhduken pas daljes së dhëmbëve të përhershëm.
Ushqimi i pasur me fibra nxit punën optimale të traktit tretës, ulë kolesterinën, ruan zemrën, redukton rrezikun nga zhvillimi i kancerit të zorrëve dhe mban nën kontroll nivelin e sheqerit. Shkencëtarët nga Universiteti në Boston kanë studiuar rreth 630 persona në periudhën prej 15 vitesh, ndërsa shëndetin e zgavrës së tyre të gojës e kanë kontrolluar çdo tre vjet. Para çdo kontrolli, të anketuarit kanë plotësuar një pyetësor me detajet për konsumimin e ushqimeve të pasura me fibra, të atyre që përmbajnë më shumë se 2.5 gramë fibra për porcion (banane, mollë, portokaj, boronica, brokoli, lakër, patate, spinaq, kikirik, qull tërshëre).