Nëse sheh një gur të çmuar apo një bizhuteri në ëndërr kjo lidhet me energjinë pozitive, gëzimin dhe shanse të mira financiare apo emocionale. Sipas shkrimtarit Gavin Clarke, gurët e çmuar në ëndërr lidhen me zemrën dhe bollëkun. Nëse dikush të dhuron një gur në ëndërr, prit rritje pasurie ose një sukses të papritur. Dhe po, edhe humbja e një bizhuterie në ëndërr s’është domosdoshmërisht fatkeqësi, përkundrazi, është një shenjë që fati do të të befasojë në mënyrën më të papritur.

Nëse sheh një pemë të mbushur me fruta, e veçanërisht nëse frutat bien lehtësisht, kjo është shenjë e bollëkut dhe suksesit në jetën e përditshme. Lloji i frutit ka rëndësi: një mollë mund të sinjalizojë jetë të gjatë ose fat në dashuri. Pema me fruta është një mënyrë e heshtur e nënvetëdijes për të të thënë se lumturia po vjen drejt teje.

Zjarri shpesh shihet si shkatërrim, por në ëndërr është shpesh forca e ndryshimit. Psikologia thotë se zjarri përfaqëson pastrim, rilindje dhe rritje. Nëse je duke kaluar një moment vështirësie, ëndrra me zjarr mund të jetë thirrja për të transformuar frustrimin në veprim.

Nëse në ëndërr fluturon, kjo është shenjë që po çlirohesh nga diçka që të ka mbajtur poshtë. Ëndrrat me fluturime lidhen me lirinë, fuqizimin dhe ndjesinë e kontrollit. Mund të jetë sinjal që më në fund po merr frenat e jetës tënde në dorë dhe kjo do të të sjellë fat të mirë.

Numri 8 lidhet me bollëkun, fuqinë personale dhe shpërblimin e punës së bërë. Forma e tij është si një simbol pafundësie, që mund të tregojë se po hyn në një fazë ku gjithçka fillon të rrjedhë më lehtë: dashuria, shëndeti, financat. Ndoshta është momenti që universi po të jep atë që ke merituar prej kohësh.

Shqiponja është simbol i forcës, vizionit të qartë dhe qëndrueshmërisë. Nëse sheh një shqiponjë në ëndërr, do të thotë se je në një fazë transformimi. Mund të jetë një mesazh që po piqesh emocionalisht dhe se së shpejti do të ngjitesh më lart, në çdo drejtim të jetës.

Kur sheh një fener apo pishtar që ndriçon në ëndërr, është shenjë që qartësia dhe drejtimi janë pranë. Sidomos nëse je ndier i/e humbur ose i/e paqartë, kjo lloj ëndrre është kujtesë se drita është brenda teje dhe se fati yt po ndryshon sepse ke filluar të gjesh rrugën tënde.