Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Emory në Atlanta, thuhet se sa më e madhe të jetë hendeku i diferencës në moshë, aq më e madhe është mundësia e ndarjes. Megjithatë, në të njëjtën kohë, ata deklarojnë se një boshllëk prej një viti është “pika e ëmbël”, domethënë opsioni më ideal.
Pas analizimit të 3.000 personave, u zbulua se çiftet me një diferencë moshe pesëvjeçare kishin 18 për qind më shumë gjasa të ndaheshin në krahasim me çiftet e të njëjtës moshë. Kjo për shkak se afërsia në moshë të përball gati me të njëjtat dëshira, qëllime dhe koncepte për të ardhmen.
Imagjinoni një 25-vjecare e cila është në një marrëdhënie me një burrë 32-vjeçar, i cili ka përfunduar universitetin është në një punë dhe ka mbushur disa nga boshllëqet që 25-vjecarja ka në jetën e saj.
E pa u shkëputur nga kjo ide imagjinoni qëllimet e të dyve për të ardhmen, në kokën e vajzës mbizotëron ideja e karrierës, profesionit dhe punës ndërsa në mendjen e burrit 32-vjeçar ajo e familjes, fëmijës dhe të qenurit baba.
Pikërisht këto mendime të largëta, nxisin shkëndijat e para të debateve që përfundojnë në ndarje. Për këto arsye ndryshe nga opinioni popullor, studiuesit besojnë se më idealja është një dallim njëvjeçar në moshë mes bashkëshortëve dhe ata kanë një shans shumë më të ulët për t’u ndarë, që arrin në vetëm tre për qind.