Siguria emocionale është një nga aftësitë më të rëndësishme që ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si përballojmë sfidat, marrëdhëniet dhe vendimet e përditshme. Ekspertët theksojnë se njerëzit e fortë emocionalisht nuk janë të përsosur, por dinë të shmangin disa zakone që dëmtojnë stabilitetin e brendshëm dhe harmoninë sociale. Ja cilat janë tre prej tyre:
Krahasimi i vazhdueshëm me të tjerët
Personat emocionalisht të sigurt nuk matin vlerën e tyre duke parë arritjet apo pamjen e të tjerëve. Ata fokusohen te rruga personale dhe progresi i vet, duke parë suksesin e të tjerëve si frymëzim, jo kërcënim.
Mbajtja e inateve dhe mërisë
Sipas psikologëve, zemërimet dhe inatet janë një barrë e rëndë emocionale. Njerëzit e fortë emocionalisht dinë të falin jo vetëm për tjetrin, por për të çliruar veten nga një peshë që i pengon të ecin përpara.
Kërkimi i miratimit nga të gjithë
Ata që kanë stabilitet emocional nuk e kushtëzojnë lumturinë e tyre nga mendimi i të tjerëve. Të vetëdijshëm se është e pamundur t’i kënaqësh të gjithë, ata ndjekin vlerat dhe bindjet personale pa shpenzuar energji për të fituar pranimin e gjithsecilit.
Ekspertët shtojnë se siguria emocionale nuk është një dhuratë e lindur, por një aftësi që mund të kultivohet me kohën.
Duke shmangur këto zakone të dëmshme, secili mund të ndërtojë një jetë më të balancuar, të shëndetshme dhe më të lumtur.