Maji fillon me një Hënë të Plotë në Akrep, duke nxjerrë në sipërfaqe emocione dhe çështje që kanë nevojë për shërim. Më 2 maj, Mërkuri zhvendoset në Dem, duke e bërë komunikimin më kuptimplotë dhe të ngrohtë.
Java e parë e muajit favorizon lidhjet, fillimet e reja dhe kujdesin për veten, ndërsa më 6 maj, Plutoni kthehet në retrogradë, duke sjellë zhvillime të paparashikueshme.
Demi
Maji ju sjell zhvillime që ndihen si një kapitull i ri. Hëna e Plotë në Akrep ju vë ballë për ballë me të vërteta që mund t’i keni shmangur, veçanërisht në marrëdhënie dhe partneritete. Me Merkurin në shenjën tuaj nga 2 maji, ju shpreheni më qartë dhe pretendoni atë që dëshironi.
Plutoni retrograd ndikon në sektorin profesional, duke ju kujtuar forcën dhe këmbënguljen tuaj. Hëna e Re më 16 maj hap rrugën për fillime të reja, duke ju forcuar vetëbesimin. Më 18 maj, me Marsin në shenjën tuaj e Afërditën në Gaforre, vijnë njohje të reja. Fundi i muajit jua kthen vëmendjen te financat dhe perspektivat e zhvillimit.
Binjakët
Hëna e plotë në Akrep ju ndihmon të përpunoni emocionet dhe të mbyllni çështjet e pazgjidhura. Mërkuri, sundimtari juaj, kalon në Dem më 2 maj, duke ju dhënë kohë për vetëanalizë. Hëna e re më 16 maj ju ndihmon të lini pas atë që ju bllokon.
Afërdita në Gaforre forcon sektorin tuaj financiar, duke sjellë mundësi, por edhe nevojën për menaxhim të duhur. Me Diellin në shenjën tuaj nga 20 maji, fillon një periudhë e re, dinamike. Njohjet e reja, energjia dhe vetëbesimi ju çojnë përpara. Hëna e plotë në fund të muajit ndriçon marrëdhëniet tuaja, duke sjellë sqarime e lidhje më të thellë.
Virgjëresha
Hëna e Plotë në Akrep ju ndihmon të ndiheni më të sigurt në marrëdhëniet tuaja dhe të shprehni atë që ndjeni. Mërkuri në Dem nga 2 maji ju shtyn të merrni iniciativa e të pretendoni rol më udhëheqës, në fushën profesionale apo akademike.
Hëna e Re më 16 maj ju fton të lini pas autokritikën e ashpër. Kur Mërkuri kalon në Binjakë, jeni qendra e vëmendjes. Më 18 maj, Marsi forcon ambicien tuaj, ndërsa Afërdita në Gaforre ju ndriçon marrëdhëniet dhe kontaktet shoqërore. Fundi i muajit maj ju ndihmon të gjeni një ekuilibër mes karrierës e jetës personale.
