Blerjet online prej disa vitesh janë kthyer në trend, pasi duket shumë komode që të blesh çfarë të duash teksa je ulur në divanin e shtëpisë. Por ndonjëherë blerjet në internet mund të jenë një fushë e minuar, sidomos kur nuk i kushtoni shumë vëmendje përmasave të produkteve.
Njerëz nga e gjithë bota postojnë herë pas here foto nga dështimet e tyre më të mëdha nga blerjet online.
Në fotot e mëposhtme do të shikoni se si një grua bleu një pishinë tepër të madhe qensh, por kur porosia mbërriti në shtëpi vuri re se ishte sa një pjatë.
Ndërsa një tjetër vajzë kishte blerë një crop top që të shtonte veshjet në gardërobën e saj verore, por kur mbërriti në shtëpi vuri se ishte aq e vogël sa ia vendos maces së saj si aksesor.
Për më shumë shikoni fotot e mëposhtme: