Nga më të dukshmet si shenjat e buzëkuqit në këmishë, deri tek ato më të padukshmet si mbajtja e një profili të fshehur në rrjetet sociale, shenjat e tradhtisë janë të shumta.
Të zbulosh se je mashtruar nga partneri nuk është kurrë e lehtë, megjithatë shumë preferojnë të dinë të vërtetën.
Disa njerëz, duke dyshuar se partneri i tyre po i tradhton, punësojnë hetues privatë për të zbuluar marrëdhënien e paligjshme.
Ndaj hetuesit privatë kanë treguar disa nga shenjat që tregojnë se partneri ju tradhton. Këto mund të jenë orë më të gjata në punë, udhëtime pune dhe më pak kontakte seksuale.
Pavarësisht nga shenjat, nga më të rëndësishmet janë instinkti dhe intuita.
Ndërkohë hetuesit privatë kanë përpiluar një listë me 20 shenja që nëse i vëreni te partneri duhet të filloni të shqetësoheni
Ndryshon zakonet
Largohet nga shtëpia më herët dhe kthehet më vonë
Merr shpesh pjesë në udhëtime pune
Larg festimeve dhe eventeve familjare
Punon jashtë orarit të tepërt
Shpenzon pa kujdes
Mban llogari të fshehura në media sociale (Instagram, Facebook)
Fsheh faturat e kartës së kreditit
Kujdeset shumë për pamjen e tij
Ka aromë ndryshe nga zakonisht
Blen dhurata që nuk i keni parë kurrë më parë
Ju vëreni gjëra të pashpjegueshme, si prezervativët në makinë
Fillon palestrën
Ju vëreni thirrje të humbura në celularin e tij nga një numër i panjohur
Dërgon dhe merr mesazhe të koduara
Bëni më pak seks
Shmanget pa ndonjë arsye të dukshme
Gënjen hapur
Bëhet nervoz
Nuk dëshiron surpriza ose ardhje të papritura në shtëpinë e tij/saj
Nëse asnjë nga këto nuk është shenjë për ju, atëherë instinktet tuaja do t’ju japin përgjigjet që kërkoni.
Sidoqoftë nuk duhet të nxitoni në përfundime dhe të rrezikoni marrëdhënien thjesht prej dyshimeve që mund të keni.