Një grup zhytësish në Bahamas kanë kapur një pamje të jashtëzakonshme brenda gojës së një peshkaqeni. Videoja e jashtëzakonshme, e shpërndarë në rrjetet sociale, tregon një pamje të afërt nga goja e peshkaqenit, ku shihet gjithë struktura e tij, përfshirë dhëmbët e tij të mprehtë. Ngjarja ka ndodhur më 9 shkurt, kur Andrea Ramos Nascimento dhe ekipi i tij ishin duke ushqyer peshkaqenë tigër në Freeport, Bahamas. Pas një ngacmimi kureshtar, një peshkaqen iu afrua kamerës, e cila ishte e lidhur me një kuti ushqyerjeje. Në atë moment kamera u gëlltit nga peshkaqeni dhe regjistroi një pamje mahnitëse nga goja e tij.
Kjo ngjarje ka nxitur komente të shumta, ku disa e cilësuan si “shumë interesante” dhe të tjerë ishin të mahnitur që kamera kishte arritur të mbijetonte brenda gojës së peshkaqenit. Peshkaqeni tigër, një nga llojet më të rrezikshme të peshkaqenëve, mund të arrijë deri në 5.5 metra gjatësi, duke e bërë atë një predator të fuqishëm dhe të rrezikshëm.
Rikujtojmë se në Lima, kryeqytetin e shtetin latino-amerikan Peru, është zbuluar fosil 9 milionë vjeçar i peshkaqenit. Ndërkaq, në Lima, një grup vizitorësh morën pjesë në ekspozitën e fosileve. Institucionet kushtuar paleontologjisë në Peru bashkuan forcat për të shënuar Ditën Kombëtare të Paleontologjisë me një ekspozitë që shfaq ekzemplarë të jashtëzakonshëm, duke përfshirë fosilin e një peshkaqeni 9 milionë vjeçar (Cosmopolitodus hastalis).