Janë të ndryshme recetat e sallatave që amvisat mund të përgatisin për darkën e Vitit të Ri, por në tryezë nuk duhet të mungojnë në tryezë.
Përbërësit:
1 filxhan çaji me bizele
150 gr karrota
150 gr fasule
1 kokërr patate
3 gota me majonezë e bere vetë
Gjysmë kavanoz kastraveca turshi
Tre speca të kuq turshi (gogozhare)
Një lugë vaj ulliri
Kripë, piper
Përgatitja:
Ziejmë të parat fasulet. Më pas karrotat, pataten dhe bizelet i hedhim në një enë dhe i zjejmë.
Në momentin që shohim që janë të zjera i heqim dhe i lëmë të ftohen.
Presim pataten dhe karrotat në kubikë të vegjël, i hedhim në një tas, bashkojmë fasulet e ziera, bizelet.
Presim në kubikë të vegjël edhe kastravecat dhe specat gogozhare (një spec e presim në vija të holla dhe e përim në fund për dekorimin e sallatës), i shtojmë në tasin me perime.
Hedhim kripën dhe piperin dhe i përzjejmë. Në fund, shtojmë majonezën i përzjejmë të gjitha bashkë derisa sallata të jetë e njëtrajtshme.
Hedhim një lugë vaj ulliri sipër dhe e servirim duke vendosur për zbukurim shiritat e specave gogozhare. Shoqërohet me çdo lloj gatimi, sidomos me mishra, por edhe supë.