A keni vënë re ndonjëherë se disa njerëz në jetën tuaj rrallë e shfaqin jetën e tyre në rrjete sociale? Mund të jetë shoqja që ka përfunduar disa diploma, kushërira që duket e aftë në gjithçka që bën, ose kolegu që jeton një jetë të qetë pune nga shtëpia në vende të ndryshme të botës. Ata marrin vendime të mira, por pa zhurmë dhe pa kërkuar miratim nga askush.
Kur vihet re përparimi i tyre, kuptohet se këta njerëz kanë ecur përpara gjatë gjithë kohës në heshtje. Influencuesi Colby Kultgen shpjegon se vendimet e shumicës së njerëzve ndikohen nga katër gjëra: çfarë konsumojnë, me kë kalojnë kohë, kë zgjedhin të shmangin dhe ku përqendrojnë vëmendjen e tyre.
Më poshtë janë 7 zgjedhje që njerëzit me IQ të lartë i bëjnë në heshtje, pa u shqetësuar për miratimin e të tjerëve:
- Fshijnë aplikacionet që nuk i përdorin
Pastrimi i hapësirës mendore lidhet drejtpërdrejt me pastrimin e telefonit. Heqja e aplikacioneve të panevojshme ndihmon të ndihesh më pak i lidhur me teknologjinë dhe më i pranishëm në jetën reale.
“Scroll, swipe, click dhe search krijojnë shpërblime të shpejta dopamine në trurin tonë të mbingarkuar nga ekranet,” shpjegon terapistja Paula-Jo Husask. “Ndjejmë një lumturi të rreme kur jemi në ekran dhe ankth kur ndalojmë.”
Krahasimi me të tjerët është bërë pjesë e jetës moderne, por nuk është e nevojshme të biesh në këtë kurth. Njerëzit me IQ të lartë kujdesen edhe për “dietën e informacionit”, duke shmangur përmbajtjen e padobishme që lodh mendjen.
- Nuk pranojnë gjëra nga ndjenja e fajit
Vendosja e kufijve është një formë kujdesi për veten. Ata nuk thonë “po” vetëm për të kënaqur të tjerët kur nuk e duan vërtet.
“Të jesh i detyruar të plotësosh nevojat e të tjerëve nuk është përgjegjësia jote,” shpjegon terapistja Terry Gaspard. Është e rëndësishme të mësosh të thuash “jo” në mënyrë të respektueshme, por të qartë.
- Ndjekin instinktin e tyre në vend të presionit të jashtëm
Të jetosh në mënyrë autentike është një nga zgjedhjet më të rëndësishme. Ata nuk veprojnë sipas pritshmërive të të tjerëve, por sipas asaj që ndiejnë se është e drejtë për ta.
Trajneri i marrëdhënieve Tony Vear thekson se kërkimi i vazhdueshëm i miratimit i heq fuqinë personale njeriut. Vendimet, në fund, duhet të jenë personale.
- Kthehen te gjërat që dikur u jepnin gëzim
Rikthimi te hobit e vjetra ndihmon në rigjetjen e vetes dhe të pasionit. Aktivitetet që sjellin kënaqësi rrisin mirëqenien mendore dhe emocionale.
Terapistja Isra Nasir shpjegon se aktivitetet që krijojnë “rrjedhë” mendore ndihmojnë në rritjen e dopaminës në mënyrë të qëndrueshme, duke sjellë lumturi më afatgjatë.
- Lexojnë për kënaqësi
Leximi hap mendjen dhe ndihmon në zhvillimin personal. Siç është shprehur sipërmarrësi Naval Ravikant, “Lexo atë që do, derisa të fillosh ta duash leximin.”
- Vendosin shëndetin si prioritet
Trupi dhe mendja trajtohen si një e tërë. Kujdesi për veten përfshin shëndetin fizik, mendor dhe emocional.
“Të jetosh në dashuri me veten kërkon aftësinë për të menaxhuar emocionet,” shpjegon terapistja Nadine Macaluso.
- I lënë gjërat më mirë seç i gjejnë
Kujdesi për veten, për të tjerët dhe për ambientin është pjesë e mënyrës së tyre të jetesës. Edhe ndryshimet e vogla në përditshmëri sjellin ndikim të madh në kohë.
