Baia do Sancho, Pernambuco, Brazil: plazhi më i bukur në botë


Fiton Brazili. Plazhi i “Lepujve të Lampedusës” është i shtati në planet. Në Europë, më i dashur është plazhi spanjoll “La Concha”


Plazhi më i bukur dhe më i dashur në botë është Baio do Sancho në Brazil, e ndjekur nga Varadero Beach në Kubë dhe Eagle Beach (Aruba), të dy në Karaibe. Në ‘Top 10’ botërore është edhe plazhi i “Lepujve të Lampedusës”, në vendin e shtatë dhe në vendin e dytë në klasifikimin europian. Plazhi më i dashur në Europë është plazhi “La Concha”, në vendet baske (Spanjë). Këto janë preferencat e treguara nga udhëtarët ndërkombëtarë, të cilët me votat e tyre dhe rishikimet e tyre kanë dekretuar një ‘Top 10’ të veçantë. Renditja është hartuar si cdo vit në bazë të cilësisë dhe sasisë së rishikimeve dhe rezultatit të dhënë nga udhëtarët ndërkombëtarë në plazhet rreth botës në ‘TripAdvisor’ në 12 muajt e fundit.


Janë 352 plazhe dedikuar botës, Afrikës, Azisë, Europës, Amerikës së Jugut, Australisë, Amerikës Qendrore, Lindjes së Mesme, Paqësorit Jugor, Karaibeve, Brazilit, Kosta Rikës, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Indisë, Indonezisë, Irlanda, Italia, Japonia, Meksika, Zelanda e Re, Portugalia, Spanja, Tailanda, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Baia do Sancho është votuar plazhi më i mirë në botë për vitin 2019: Udhëtarët e kanë definuar atë si “parajsë” dhe “vend ëndrrash”. Plazhi i Varadero në Kubë (në vendin e dytë) dhe Eagle Beach në Aruba, në pozicionin e tretë, janë gjithashtu në podiumin botëror.


Nga ana tjetër, klasifikimi europian sheh Spanjën fituese me “La Concha” në San Sebastian. Në vendin e dytë është plazhi i “Lepujve të Lampedusës” dhe plazhi i Falésa në Olhos de Agua në Portugali në vendin e tretë. Sa për plazhet e ‘Bel Paese’, Sardenja është në krye për numrin e njohjes me pesë plazhe në klasifikimin kombëtar, por është Sicilia që fiton çmimet më prestigjioze: përveç plazhit të “Lepujve të Lampedusës”, i cili është në vendin e shtatë në renditjen botërore. Sicilia gjithashtu pret plazhin e vet të vetëm për të fituar një vend në mesin e 10 plazheve më të mira në Europë: në vend të nëntë në Europë është Cala Rossa në Favignana.



‘Top 10’ plazhet në botë


1.Baia do Sancho, Pernambuco, Brazil


2.Varadero Beach, Kuba, Karaibe


3.Eagle Beach, Aruba, Karaibe


4.La Concha Beach, Vendet baske, Spanjë


5.Grace Bay, Turks and Caicos, Karaibe


6.Clearëater Beach, Florida, Shtetet e Bashkuara


7.Spiaggia dei Conigli, Siçili, Itali


8.Seven Mile Beach, Isole Cayman, Karaibe


9.Playa Norte, Penisola dello Yucatán, Meksikë


10.Seven Mile Beach, Xhamajka, Karaibe


‘Top 10’ plazhet në Europë


1.La Concha Beach, Vendet baske, Spanjë


2.Spiaggia dei Conigli, Siçili, Itali


3.Falesia Beach, Algarve, Portugali


4.Playa de Ses Illetes, Ishujt Baleare, Spanjë


5.Balos Lagoon, Kretë, Greqi


6.Bournemouth Beach, Mbretëria e Bashkuar


7.Elafonissi Beach, Kretë, Greqi


8.Fig Tree Bay, Famagusta District, Qipro


9.Cala Rossa, Siçili, Itali


10.Playa de Muro, Ishujt Baleare, Spanjë



Gazeta Shqip