Njollat në fytyrë janë një nga shqetësimet më të shpeshta estetike, veçanërisht pas ekspozimit në diell. Por shfaqja e tyre nuk është thjesht një problem sezonal.
Denisa Zhegu shpjegon se një ndër faktorët kryesorë është ekspozimi ndaj rrezeve të diellit, që mund të shkaktojë hiperpigmentim të lëkurës.
Sipas mjekes dermatologe njollat mund të shfaqen në zona të ndryshme të trupit.
Për këtë arsye, mbrojtja nga dielli mbetet një nga hapat kryesorë të kujdesit për lëkurën.
Por a mund të zhduken plotësisht njollat? Specialistja thotë se rezultati varet nga koha kur është krijuar njolla dhe gjendja e lëkurës.
Sa më herët të identifikohet problemi, aq më të mëdha janë mundësitë për përmirësim. Ndërsa mbrojtja e përditshme nga dielli mbetet një element i rëndësishëm, jo vetëm për pamjen e lëkurës, por edhe për shëndetin e saj në afatgjatë.
