Rreth 30 vjet pas vdekjes, ish-udhëheqësi vijon të ketë mbështetës të shumtë


TitoQindra nostalgjikë të ish-Jugosllavisë janë mbledhur në Beran të Malit të Zi, për garën vjetore të stafetës, në nderim të liderit të fundit jugosllav, Josip Broz Titos.


Stafeta e vëllazërim-bashkimit nisi udhëtimin e saj nga qyteti Beran i Malit të Zi, të dielën, e shoqëruar nga një turmë prej disa qindra shikuesish.


Ceremonia filloi me këngë patriotike jugosllave dhe valltarë të veshur me kostume kombëtare nga vise të ndryshme të ish-Jugosllavisë, të rrethuar edhe me simbole të ish-shtetit.


“Bashkimi ynë nuk ka alternativë dhe mund të bëhet vetëm nëse ne ndjekim idetë e Titos dhe jemi të aftë t’i kuptojmë ato”, tha vrapuesja Angjela Popoviq.


Vrapimi do të përfshijë Malin e Zi, Maqedoninë dhe Serbinë, derisa vrapuesit të mbërrijnë në “Shtëpinë e Luleve” në Beograd më 25 maj, në vendin ku është i varrosur Tito.


Ndërkohë, të tjerë vrapues nga Sllovenia, Kroacia dhe Bosnjë- Hercegovina, janë nisur drejt fshatit Kumrovc, vendlindjes së Titos, në veri të Kroacisë.