Falja nuk është gjithmonë e lehtë. Kur dikush na lëndon ose na tradhton besimin, duhet kohë që emocionet të qetësohen dhe që ne të rindërtojmë marrëdhënien. Ka njerëz që padrejtësitë i mbajnë në kujtesë shumë më gjatë dhe e kanë të vështirë të falin.

Astrologjia tregon se persona të shenjave të caktuara të zodiakut janë veçanërisht të ndjeshëm në çështje si besimi e besnikëria. Kur dikush i zhgënjen, të tilla përvoja mund të lënë gjurmë të thella, çka ua bën shumë më të vështirë të falin.

Demi

Demi është një shenjë që vlerëson shumë stabilitetin, sigurinë dhe besimin në marrëdhënie. Nuk hyn lehtë në marrëdhënie të ngushta, por kur i beson dikujt, pret ndershmëri e qëndrueshmëri. Nëse dikush ia tradhton besimin, Demi mund të bëhet shumë i mbyllur dhe i rezervuar. Edhe pse nuk reagon gjithmonë dhunshëm, shpesh i kujton situata të tilla për një kohë të gjatë dhe e ka të vështirë të lejojë të njëjtin person t’i afrohet përsëri.

Akrepi

Akrepët njihen për natyrën e tyre intensive emocionale dhe ndjenjën e fortë të besnikërisë. Kur i besojnë dikujt, i japin shumë emocion marrëdhënies dhe presin të njëjtin nivel ndershmërie e besnikërie. Nëse kuptojnë se dikush i ka tradhtuar ose i ka lënduar, e vështirë ta harrojnë një përvojë të tillë. Edhe nëse zgjedhin të falin, Akrepët rrallë harrojnë atë që ka ndodhur. Intuita e tyre e fortë dhe kujtesa e mirë, shpesh iu kujtojnë situata të kaluara.