Xhelozia nuk është thjesht ndjenjë, por një reflektim i mënyrës se si ne i shohim lidhjet dhe sigurinë emocionale. Akrepi dhe Demi janë dy shenja që ndjejnë fort dhe lidhen thellë, prandaj xhelozia tek ta është një natyrshmëri.

Akrepi është shenjë e ujit, emocionale dhe shumë intensive. Kur Akrepi dashuron, nuk e bën sipërfaqësisht. Ai kërkon lidhje të thellë, besim të plotë dhe transparencë. Për të, partneri nuk është thjesht njeri i dashur, por njeri me të cilin ndan shpirtin. Çdo veprim që e bën Akrepin të dyshojë, qoftë edhe i vogël, ai e ndjen menjëherë. Jo sepse është mosbesues, por sepse nuk do të lëndohet. Nëse cenohet besimi, xhelozia shndërrohet në mbrojtje.

Demi, nga ana tjetër, është tokësor dhe shumë i qëndrueshëm. Ai e kërkon sigurinë në lidhje dhe e ndërton atë ngadalë, me kohë. Pasi lidhet, e sheh partnerin si pjesë të botës së tij të qëndrueshme. Nëse kjo botë rrezikohet, Demi reagon. Xhelozia e tij lidhet me frikën e humbjes së asaj që ka investuar me zemër.

Edhe pse shpesh keqkuptohen, këto shenja duan të jenë të vërteta në dashuri. Nëse marrin siguri dhe transparencë, xhelozia e tyre zhduket.