Tri shenja nuk mbajnë askënd përgjegjës dhe jo sepse janë kokëforta ose sfiduese, por sepse thjesht e dinë se kush janë. Forca iu vjen nga brenda dhe ndjenja e tyre e lirisë është më e rëndësishme se miratimi. Po flasim për:
Ujori
Ujori është një shenjë pothuajse e programuar për të shkuar kundër rrymës. Pavarësia është në gjakun e tij dhe normat e të tjerëve vetëm sa e lodhin. Mendon vetë, merr vendime që shumëkujt i duken të pazakonta dhe kurrë nuk kërkon konfirmim se është në rrugën e duhur. Nëse përpiqesh t’i imponosh rregullat e tua, ai do të kthehet e të largohet. Nuk ka rëndësi për të se kush e kupton, e rëndësishme është që të qëndrojë besnik ndaj vetes.
Shigjetari
Shigjetari jeton për liri. Nëse përpiqesh ta vësh në zinxhirë emocionalë, fizikë apo mendor do ta humbasësh. Nuk kërkon leje për të provuar, mësuar, thënë ose larguar.Pavarësia e tij nuk është vetëm një dëshirë për t’u arratisur, por një nevojë për t’u rritur vazhdimisht, për të eksploruar e për të përjetuar jetën në maksimum. Shigjetarit nuk i pëlqen të llogarisë, i pëlqen të vendosë.
Dashi
Dashi është një shenjë që merr natyrshëm iniciativën, edhe kur askush nuk po ia kërkon. Nuk priret të presë këshillat e të tjerëve e as lejen. Kur vendos diçka, e thyen me kokë murin. Pavarësia është e rëndësishme për të, sepse nuk mund ta durojë ndjenjën e dobësisë. Synon të jetë mbështetja, nxitësi e zëri i vetes. Kjo është arsyeja pse rrallë kërkon këshilla dhe i dëgjon ato edhe më rrallë.
