Një akademi policie në Japoni po u mëson oficerëve të saj meshkuj artin e grimit. Fukushimaken Keisatsugakko, një akademi policie e vendosur në prefekturën e Fukushimës, filloi kursin e grimit në janar të këtij viti për 60 policë, përfshirë ata që ishin pranë diplomimit, duke çuar në vëmendje të konsiderueshme në internet.

Sipas Takeshi Sugiura, zëvendësdrejtor i akademisë së policisë, meqenëse oficerët shpesh angazhohen me anëtarë të ndryshëm të komunitetit, është e rëndësishme të ruash një pamje të rregullt dhe profesionale. “Ne duam t’u kujtojmë atyre se si anëtarë të shoqërisë dhe si oficerë policie të ardhshme, ruajtja e një pamjeje të duhur është thelbësore”-tha Sugiura. Përveç akademisë në Fukushima, një tjetër akademi policie në Yamaguchi ka zbatuar gjithashtu një program të ngjashëm.