Seksologji
Femrat dinë të shtiren mirë, madje edhe në shtrat! Artikulli i mëposhtëm ju njeh me arsyet e vërteta se pse ato shtyhen drejt një orgazme false
Nga studime të ndryshme rezulton se të gjitha femrat janë shtirur për një orgazëm të paktën një herë të vetme në jetën e tyre dhe madje për disa, kjo është një gjë krejt normale. Zakonisht, burrat nuk e vënë re dhe nuk e kuptojnë se përse duhet të bëhet diçka e tillë nga ana e tyre. Ja atëherë arsyet më të zakonshme se përse një femër vendos të shtiret për orgazmën.
Ekspresiviteti
Dëgjoni rënkime dhe ju duket si një orgazëm…po shtiret? Ndoshta është një vajzë që shpreh ndjesitë e saj në një mënyrë shumë të hapur, ndërkohë disa rënkojnë shumë, dhe disa të tjera janë më të qeta, edhe pse kënaqësia që ndiejnë është e njëjtë. Por nga ana tjetër, ka shumë mundësi që nuk ka arritur akoma orgazmën, sepse është një femër veçanërisht ekspresive.
Nuk duan të lëndojnë partnerin
Ajo është e bindur se nëse nuk arrin orgazmën, ai mund të ndihet i frustruar dhe të mbetet keq. Po ka mundësi që edhe ajo të ketë përjetuar orgazmën dhe të ndihet e pafuqishme, ose mund të bëhet fjalë për diçka që ajo e imagjinon të ndodhë, edhe pse nuk është e vërtetë. Sidoqoftë, preferon më mirë të shtiret, sesa të përballojë një situatë që mund të jetë e pakëndshme për partnerin.
Nuk dinë të shprehin dëshirat e veta
Që nga fillimi i lidhjes, ajo do të donte t’i thoshte partnerit se në një farë mënyre, diçka nuk shkon mirë; për shembull lëvizjet duhet të ishin më të shpejta apo të ngadalta, përkëdheljet duhet të ishin më të shumta, puthjet më të shpërndara…por nuk ia arrin dot. Nuk i shpreh ndjenjat e veta, ose i vjen turp ta bëjë këtë dhe padyshim se partneri nuk është një “maestro” i telepatisë! Kështu që më shumë sesa të përballojë sikletin për të thënë gjithçka që do, ajo preferon të shtiret.
Nuk duan të shqetësojnë partnerin
E arrin kënaqësinë lehtësisht, por atë ditë nuk ndodh, kushedi përse! Mendon se, nëse partneri nuk i beson që ka arritur orgazmën, ai mund të mendojë se ka nevojë për diçka, që është e nevrikosur, ose që nuk e dëshiron atë. Në këtë mënyrë, duke u shtirur për orgazmën, shmang dhënien e shpjegimeve.
Ndiejnë dhimbje
Niveli i eksitimit ishte shumë i lartë, pothuajse drejt orgazmës, por një ndryshim pozicioni, i ritmit, ose i përqendrimit, e kanë ndalur atë drejt “shpërthimit” final. Duke arritur në një pikë kaq të lartë eksitimi, gjenitalet janë shumë të ndjeshme dhe ndonjëherë stimulimi rezulton i bezdisshëm, ndaj vendos të shtiret, sepse e di që orgazma nuk vjen.
Mërziten
Prej ndonjë arsyeje të çfarëdoshme, ajo është lodhur nga raporti seksual, ndoshta ka zgjatur dhe është mërzitur shumë! Nëse nuk është më e eksituar, vendos që të shtiret për t’i përshpejtuar gjërat. Kjo është një arsye shumë e zakonshme, për të cilat gratë mund të stimulojnë orgazmën.
Ato kanë turp
Disa femra kanë turp nga rënkimet, apo shprehjet e fytyrës që mund të bëjnë kur arrijnë kulmin e kënaqësisë. Orgazma false u lejon atyre që t’i kontrollojnë të gjitha këto aspekte. Kanë frikë të humbasin kontrollin dhe për këtë motiv, limitojnë kënaqësinë e tyre.
Ndiejnë presion
E kupton se partneri po përpiqet të bëjë durim që të presë edhe atë për të arritur përnjëherësh kënaqësinë. E dinë që ju mbetet edhe pak, por nervozizmi u shtohet ndërsa ai është duke e pritur, ndaj vendos të shtiret dhe të heqë përgjegjësinë e orgazmës së atij.
Lodhen
Kohëzgjatja e seksit mbivlerësohet. Por aktet seksuale të cilat zgjasin shumë, bëhen të mërzitshme dhe madje edhe të dhimbshme! Ka mundësi që partneri i saj të jetë një kampion i rezistencës, por ajo nuk është e eksituar. Nëse do t’i thotë se do të ndalojë pa arritur orgazmën mund ta fyejë, ndaj preferon të shtiret për të përfunduar aktin.
N.A