Paraja nuk mund të blejë lumturi, por lumturia mund të përmirësojë gjendjen financiare. Një studim i kryer nga shkencëtarë nga University College në Londër tregon se të rinjtë të cilët raportojnë një nivel më të lartë të lumturisë dhe kënaqësisë me jetën e tyre fitojnë nivelet më të larta të të ardhurave më vonë në jetë.


Ndërsa studimi nuk gjen një shkak dhe efekt të drejtpërdrejtë, ai tregon se adoleshentët e lumtur kishin më shumë gjasa për të marrë një diplomë kolegji, apo të gjejnë një punë dhe të bëjnë karrierë më shpejt se bashkëmoshatarët e tyre më pak të lumtur.


Të dhënat vijnë nga një studim afatgjatë mes më shumë se 10.000 adoleshentëve amerikane në moshat 16, 18 dhe 22 vjeç si dhe nga krahasimi me të ardhurat e tyre vjetore në moshën 29 vjeç. Autorët e studimit thonë se gjetjet e tyre, botuar në Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave, tregojnë se krijimi i mjediseve emocionalisht të shëndetshëm në shtëpi është i rëndësishëm jo vetëm për shkak se lumturia është një objektiv universal, por edhe sepse ajo sjell përfitime ekonomike për individët dhe shoqërinë si një e tërë.


21 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)/VOA