Viti 1978. Në Ndërmarrjen Kartografike po zhvillohej mbledhja e drejtorisë. Së bashku me anëtarët e Organizatës Bazë të Partisë.
Rendi i ditës: Sabotimi i kalendarëve vjetorë që prodhoheshin aty. Këta kalendarë ishin të vetmit që hidheshin në treg në Shqipëri dhe përbëheshin nga një fletë dhe poshtë, muajt ishin veçmas me çdo muaj në një fletë. Diskutimet ishin të zhurmëshme dhe zyra e drejtorit Sadik Dinga gumëzhinte, sejcili fliste për hesap të vet. Pas orësh debate hapet dera dhe në zyrën ku zhvillohej mbledhja hyn Q.R, punëtori operativ i ndërmarrjeve të kartografikës dhe të kartolerisë, oficer i Sigurimit të Shtetit. Të pranishmit u mekën, fryma e të pranishmëri ndaloi, për një çast. Urdhëroni uluni shoku Q. i u drejtua Drejtor Sadiku dhe i liroi një karrige në “Presidium”. Atëherë vazhdoni, theu heshtjen sigurimsi Q. Fjalën e mori Sadiku dhe drejtor e si drejtues i mbledhjes iu drejtua sigurimsit.
Ne shoku Q., kemi një problem shumë shqetësues në ndërmarrje për arsye se punonjësit X dhe Y, montazhierë të fotos së kalendarit që është akoma në linjën e prodhimit gati për në treg, gjatë montimit të luleve të ndryshme që kalendari të dalë sa më i larmishëm, i kanë vendosur ato duke formuar portretin e Mao Ce Dunit. Kemi dijeni, këtë marifet e ndërpreu sigurimsi, se na ka ardhur letër “Anonime” dhe se ne i marrim në konsideratë të gjitha letrat anonime për çfarëdo problemi qoftë, edhe ordiner të jetë. Kjo është porosi e partisë sepse ju e dini, nganjëherë nga ferra e vogël, del lepuri i madh. Problemi është – vazhdoi ai – të saktësohet kush e ka bërë këtë marifet nga këta të dy, që e dashkan kaq shumë Kinën dhe Mao Ce Dunin. Ndërkohë që Partia jonë ka ndërprerë çdo marrëdhënie me ta. Punonjësit mundoheshin ta justifikonin si pakujdesi apo koiçidencë këtë problem, pasi ata ishin kolegët e tyre me të cilët kishin vite që punonin. Por, jo, sigurimsi nuk hante pykë. Kjo çështje tha ai – do zbërthehet këtu me GJyq Popullor, në të kundërt të dy të akuzuarit do t’i marrim ne në hetuesi dhe i “Japim ne drejtim”. Frika pushtoi të pranihsmit se mos akuzoheshin si bashkëpunëtorë të atyre dy fatzinjëve, prandaj e qepën e nuk foli më njeri.
– Shumë mirë, – vazhdoi sigurimsi Q. të dy ju do të vini me mua. Kini parasysh ju të tjerët se kjo që kanë bërë këta është “Agjitacion e propagandë e një forme tjetër, të rafinuar, e të maskuar” me mjedhstëri i mori me vete dy fatzinjtë i hipi në një minibus, Polak që përdorej rëndom nga Organet e Punëve të Brendshme (Sigurimi i Shtetit) dhe populli i quante “Morr”. Faktikisht, e vërteta ishte krejt ndryshe, montazhi i luleve të ndryshme të jepte përshtypjen e një fytyre njeriu, por, kurrsesi të ishte Mao Ce Duni, i montuar kasten. Çudia ishte e madhe por, kujt ja mbante të kundërshtonte. Akt-akuza e ngritur nga Grupi i Hetuesve, për “Zbulimin” e madh që kishin bërë, ndezi, dhe me kalendarin përpara në tavolinë trupi gjykues pas dy seancave i dënoi “Pro Kinezët” me nga dy vjet burg. Vite më vonë u muar vesh që ai i letrës anonime ishte thjesht bashkëpunëtor i sigurimit me pseudonimin “Kartoni”. Zelli i sigurimsit Q.R u kurorëzua me sukses. Dy viktima të një hamëndësimi injorant i çoi prapa hekurave. Duke lënë familjet në mes të katër rrugëve për një koiçidencë.
Sëmundja e Enverit
1973. Enveri kishte marrë goditjen e parë të sëmundjes së tij. Për këtë u thirrën mjekë kinezë e francezë si Pol Miezhi, nga kinezët erdhi me porosi të Mao Ce Dunit mjeku personal i tij. Pas kalimit të fazës së sëmundjes, Enveri gjykoi që: Për pak desh iku! Për këtë shtrëngoi akoma më shumë frenat e pushtetit në duart e tij. Në mbledhjen e Byrosë Politike Enveri i mëshoi me të madhe forcimit të rolit të Sigurimit të Shtetit duke i dhënë dorë të lirë dhe hapësirë më të madhe. Sigurimi i Shtetit, do deklaronte Enveri është “Syri i Shqiponjës” së Partisë, “Arma” në duart e partisë për të realizuar luftën kundër armiqëve, “Shpata e Demokleut” e Diktaturës së Proletariatit. Të gjitha këto Enveri i tha sepse sapo kishin filluar letrat anonime dhe pakënaqësitë ndaj Grupit Udhëheqës të Ushtrisë, zbulimi dhe goditja ndaj tij do të realizohej me shumë “Sukses” në 1976. Por, deklaronte udhëheqësi, armiku, ka ndryshuar strategjinë, në luftën kundër Pushtetit Popullor.
Grupazhet përbëjnë rrezik të madhe për partinë, siç e keni vënë re, grupazhe në naftë, grupazhe në ekonomi, grupazhe në ushtri. Prandaj nisur nga kjo problematikë që na del, duhet të marrim masa të frota duke filluar me trasnferimet, p.sh. inxhinierë, kuadro partie e specialistë me origjinë nga jugu, të dërgohen në veri për të ushtruar aktivitetin e tyre. Deri edhe arsimtarë, ti dërgojmë në zonat e thella malore, këto janë detyra partie dhe në interes të Atdheut. Me këtë lëvizje do kemi përfitim se nuk mund të krijohen kollaj grupazhet me veprimtari kundër partisë. Dhe u tha, u bë! Me dhjetra kuadro profesionistë e partie u dërguan në veri. Më tipikët janë emërimet e inxhinierit gjirokastrit Sokrat Kaliopulli, në Hidrocentralin Vau i Dejës. Aq rezultative ishte ku variacion i Enverit, sa që jugorët e atashuar me detyra në veri shiheshin shpesh jo vetëm si të padëshiruar por, diku, diku edhe si të huaj. Në Tropojë në ato vite kur drejtonin jugorët kish filluar e qarkullonte në popull edhe një shprehje ironike: “Erdhi Labi me kaçile (shporte) edhe iku me mobilje. Kjo parullë nënkuptonte që jugori (Labi) erdhi me duar në xhepa, por këtu u pasuria dhe iku me xhepat plot!”.
Përmendim rastin e Hiqmet Duraj, tankist nga Tepelena u dërgua të punonte në Brigadën e Tankeve në Melgushë në kufi me Malin e Zi ose vëllai i tij Ali Duraj, inxhinier u dërgua me punë në Shkodër. Në këtë kontekst, theksojmë edhe faktin që pothuajse të gjithë kryetarët e Degëve të Punëve të Brendëshme, (Sigurimit) ishin nga Jugu. Shembull është Bajram Pela, Kryetari i Degës së Punëve të Brendëshme i emëruar në Bajram Curri. Apo koloneli i Sigurimit Idriz Seiti që u dërgua me punë si Kryetar i Degës së Brendëshme në Shkodër. Më vonë edhe Idrizin, Enveri e dënoi me burg si bashkëpunëtor të Mehmet Shehut. (Idrizi ishte nga Çorushi nga i njëjti fshat me Mehmetin, disi pak kushërinj). Viti 1976. Në repartin Ushtarak të Tankeve në ZallHerr, shefi i Sigurimit të kësaj brigade kishte marrë njoftim se magazinën e armatimit të rezervistëve mungonte një karabinë tip “Simonov”. Paralel me këtë ngjarje, nga financa i kish ardhu një informacion tjetër ku në borderonë e pagesave mujore të ushtarëve, për dy ushtarë sportistë, të cilët ndodheshin në Korçë në Spartakiadën e Ushtrisë me rastin e 10 Korrikut, Festës së Ushtrisë, kish firmosur oficeri X dhe ku u kthyen sportistët në repart, me mbarimin e Spartakiadës, oficeri u dorëzoi të dyve “rrogën”. Por, historia sapo kishte filluar. Shefi i Sigurimit Lirim Bedini, oficerin që kishte firmosur në emër të ushtarëve (Kjo për faktin se duhej dorëzuar borderoja në afat), kishte antipasti për të, se oficeri ishte njeri popullor, ushtarët e donin dhe e respektonin shumë.
Sigurimsit Lirim, i erdhi lepuri në shteg dhe thirri të dy ushtarët në zyrë një e nga një, lavazhi me presion funksionoi dhe të dy myteberët, me mendje kalamani, firmosën nga një deklaratë, ku deklaronin që eprori i tyre nuk i paskej paguar rrogën mujore. Për këta ushtarë të asaj kohe, kishte një parullë që njeriu është dy herë kalama nga mendja, njëherë kur lind dhe një herë kur plaket. Por kësaj dy herë i shtohej edhe fjalia: “Edhe kur është ushtar…! Mendjen e ka si dy të parët”. Lirim sigurimsi, nuk e thirri fare oficerin që akuzonin të dy ushtarët por përpilon një relacion të detajuar me pikë e me presje, ku thuhej se oficeri në fjalë paskesh “vjedhur” lekët e ushtarëve!! Relacionin në fjalë ia dorëzoi Komitetit të Partisë (Aso kohe Brigadat kishin komandant, komisar, por Enveri për siguri, pas arrestimit të “Puçistëve” shtoi edhe sekretar Komiteti Partie), ku dhe i sugjeronte të ç’mobilizohej nga ushtria me motivacionin si Hajdut…! Mirëpo sigurimsi Lirim, që donte me patjetër të nxirrte mllefin e tij, me kurthin e ngritur duke përpunuar dy ushtarët, nuk kishte llogaritur mirë që oficeri që akuzonte, vërtet nuk ishte anëtar partie që të mbrohej, por, kishte një reputacion shumë të mirë para Komandës e Komitetit të Partisë. Me relacionin që çonte një shef sigurimi në Komitetin e Partisë, Komiteti ishte i detyruar sipas strukturës së brendëshme, jo vetëm të merrte në shqyrtim relacionin por, edhe të vendoste për masën, aq më keq sidomos kur personi në fjalë nuk ishte as kandidat e as anëtar partie.
Mbledhja e Komitetit
Në mbledhjen e Komitetit të Partisë filloi diskutimi për relacionin e sigurimsit Lirim Bedini, përplasjet SigurimParti ishin të ashpra. Lirim sigurimsi ngulmonte që me patjetër të merrej masa, sekretari i partisë ngulmonte të jepte dritën jeshile, për këtë problem, pra mbronte oficerin, ky duhet të ketë kuptuar diçka në marrëdhënien e Oficerit me Lirim sigurimsin prandaj propozoi që në mbledhje të thirrej Shefi i Sigurimit të DIvizionit, Rexho Isufi. Mbledhja u pezullua. Shefi i Sigurimit, erdhi të nesërmen dhe takimin e pati me Sekretarin e Komitetit të Partisë në zyrën e tij. Rezultati: Oficeri është i pafajshëm. Kjo për dy arsye, e para Rexhoja si shef sigurimi i Divizionit e njihte mirë karakterin regresiv të Lirim Bedinit. E dyta, raste të tilla kishin ndodhur edhe më parë sepse, borderoja duhej firmosur nga ushtarët brenda 10 ditëve e të dorëzohej në financë. Në fund të borderos firmoste vet komandanti përkatës, mirëpo gjatë këtij dhjetëditëshi, kishte ushtarë pa diskutim që ndodheshin me leje, të sëmurë, në spital apo në aktivitete sportive. Prandaj shefi i sigurimit të Divizionit Rexho Isufi e nxorri zbuluar kurthin e sigurimsit. Lirim Bedini, paskësaj që ndodhi kërkoi transferim në një Brigadë tjetër. Por, nuk iu aprovua! Sigurimsi Lirim Bedini mbeti aty i gatshëm për ndonjë kurth tjetër që të bënte karrierë në Grada.
1978. Shteti ishte nën ethet e armatosjes deri në dhëmbë, me çfarëdo lloj arme. Falë furnizimeve pa frea nga Qeveria e Kinës qysh në vitin 1966, përveç armatosjes qeveria nga frika e një agresioni pasi, nuk kishte më mbështetjen e Kampit Socialist, por as edhe të motrës së madhe Kinën. Pra kishim mbetur fillikat rrethuar nga shtete armike, kapitaliste, si Jugosllavia, Greqia dhe Italia. Për këtë u përpilua një plan drastik siç ishte bunkerizimi i vendit, jo vetëm përgjatë vijës kufitare por, edhe brenda vendit deri në mes të qyteteve, kjo nuk kish ndodhur as në qytetet e Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky plan, kërkonte angazhim në fuqi puntore por edhe bazë materiale, strategjike siç ishte çimentoja speciale “Portlant 700” e cila importohej nga Polonia. Në Kombinatin e Parafabrikateve Beton Arme ku prodhoheshin elementët e pllakave për pallate me këto pllaka betoni, prodhoheshin shtylla elektrike centrifugale etj. U krijua një repart i veçantë për prodhimin e pjesëve që kompletonin qëndrat e zjarrit (Bunkerët) si ato të këmbësorisë mitralere, kundërtanke dhe gjigandët e artilerisë. Nga Gjermania Lindore ishin importuar vinça “Tadano” të cilët ishin në gjendje të ngrinin deri në tetë ton, pastaj kishte edhe vinça të makinave “Zis”. Çdo element kishte në përbërje rrjeta hekuri të cilët silleshin të gatëshme tek kallepet e derdhjes së betonit. Montimi i këtyre rrjetave ishte i vendosur në një kapanon të veçantë. Në shumë elementë të bunkereve rrjetat metalike ishin precise por, në një element që quheshin ballore, nga dy copë për çdo qendër zjarri, ekzistonte mundësia që për të realizuar normën e për ta tejkaluar atë, sepse parulla ku kish punë me normë ishte: realizimi i normës është detyrë, tejkalimi i normës është nder por tejkalimi i normës ana paguhej.
Për këtë shtesë në prodhim që të merrnin ndonjë lek më shumë pasi dihej, rrogat ishin të vogla për punëtorët. Një tornitor merrte në muaj katërmijë e pesëqind lekë, ndërsa një Drejtor merrte nëntëmijë lekë. Këta punëtorë gjithsej tetë veta që merreshin me balloret, në heshtje, filluan të mos i vinin të gjitha shifrat rrethore të armaturës, kjo u jepte mundësinë të prodhonin më shumë amratura metali. Kur ato çoheshin për tek kallepet e do mbusheshin me beton, kurkush nuk mund të vërtetonte apo kontrollonte nëse shufrat e hekurit ishin tamam apo mangut. Në momentin që mbi to në kallep derdhej betoni, çdo gjë ishte varrosur pa e marrë vesh “filmin”. Mirëpo nuk ishte e thënë që kjo punë të zgjaste. Syri vigjilent i bashkëpunëtorit të sigurimit duke parë që ky grup po kish filluar të tejkalonte normën dhe në border të firmosnin duke marrë më shumë para, i hyri jo vetëm xhelozia por edhe kurioziteti se si manovronin specialistët hekur-thyes. Për këtë vendosi që në pushimin e drekës kur punëtorët shkonin të hanin drekën tek menca e ndërmarrjes, këto menca ofronin ushqim me çmim shumë të lirë. Kështu “hekuri” pseudonimi i bashkëpunëtorit të sigurimit, numëroi shufrat dhe konstatoi që në çdo armaturë të ballores mungonin tetë shufra syresh. Vrapin e mbajti tek punëtori operativ i (Shef i Sigurimit) të ndërmarrjes duke raportuar me zell. Në gjithë Botën spiuni paguhet për aktivitetin e tij, në Shqipëri këtë rol të spiunllikut, njerëzit e bënin me zeel dhe sigurisht pa pagesë, thjesht për të fituar pikë e për t’i patur sigurimi me sy të mirë!
Punëtori operativ (Shefi i Sigurimit) vuri në dijeni Sekretarin e partisë dhe në fshehtësi organizuan një grup “patriotësh” që t’i zinin punëtorët në flagrancë. Kurthi ishte i përsosur, në momentin që erdhi kamioni të ngarkonte armaturat, grupi i inicuar për këtë kurth, e ndaloi pa dalë nga ambinetet e repartit, u kontrolluan armaturat dhe u konstatua që të gjitha kishin shifra mangut, nga tetë copë sejcila. Shpejt e shpejt u mbajt Proçes-Verbal në flagrancë dhe të tetë punëotrët u dërguan në sallën e Kulturës ku do prisnin të vinte t’i merrte “Morri” i Degës së Brendëshme. Të arrestuarit tani do përballeshin me hetuesit dhe sigurimsat përmotivin “Sabotim i Objektit Strategjik”.
Kapja në flagrancë, falë punës së “Hekurit”, nuk u jepte asnjnë mundësi justifikimi apo mbrojtjeje. Gjyqi Popullor u zhvillua pa zhurmë, m’u në mes të Ndërmarrjes së Prodhimit të Parafabrikateve “Josif pashko” në laprakë. Gjyqi u bë popullor, jo vetëm se ata pranuan që në fillim aktin e kryer, por, edhe për t’i dhënë masës së madhe të punonjësve të ndërmarrjes një mësim të mirë. Kjo pasi aty kishte disa sektorë që prodhonin armature e mund të sabotoheshin lehtë. Punëtorët u dënuan për këtë sabotim të kryer me dashje e me ndërgjegje, u dënuan sejcili me nga tetë vjet burg. Kështu mori fund tejkalimi i normës tek reparti montimit të armaturave të elementit ballor të Bunkereve Mitralier. Punëtori Operativ (Shefi i Sigurimit të Ndërmarrjes “Josif Pashko”, u ngrit në detyrë dhe u emërua nëndrejtori i Drejtori së Punëve të Brendëshme të Tiranës). Ky ishte Y.B një karrierist tridhjetë e pesëvjeçar. Edhe i ati i tij ishte funksionar në Organet e Sigurimit të Shtetit. Dardha nën dardhë bie!/panorama
