Shkencëtarët kanë zhvilluar një mjet të inteligjencës artificiale (IA) që mund të parashikojë rrezikun e mbi 1,000 sëmundjeve, deri në 10 vjet përpara se të diagnostikohen. Studimi u botua në revistën Nature.
Modeli, i trajnuar me të dhëna nga 2.3 milionë persona në MB dhe Danimarkë, identifikon modele që çojnë në gjendje serioze shëndetësore. Ai është më i saktë për sëmundje me përparim të qartë si kanceri, diabeti dhe ataku në zemër, por më pak i besueshëm për çrregullimet mendore, infeksionet apo komplikimet e shtatzënisë.
Sipas studiuesve, mjeti nuk tregon me siguri se dikush do të sëmuret, por përcakton një rrezik të lartë – i ngjashëm me një parashikim moti.
Ekspertët e përshkruajnë si një hap të madh drejt mjekësisë parandaluese dhe më të personalizuar, edhe pse modeli ende nuk është gati për përdorim klinik.