Siç na kujton horoskopi, tetori është një muaj që përzien sharmin dhe tensionin: Marsi në Peshore deri në datën 6 favorizon lojërat djallëzore e argëtuese të joshjes, por i lë disa shenja në ankth. Pastaj, me Marsin në Akrep, ndizet pasioni i vërtetë dhe i thellë.
DASHI
Ai – Në fillim të muajit, Marsi ju provokon e ju bën të paduruar. Preferoni më tepër dashurinë me shikim të parë se pritjen e ngadaltë. Nga data 7, energjia ndryshon dhe erotizmi juaj bëhet më i thellë e më tërheqës. Disa marrëdhënie do të ndihen sfiduese dhe Venusi nuk do të fitojë gjithmonë. Surprizoni partnerin tuaj me gjeste të papritura. Do të zbuloni veten më sensual kur mos të përpiqeni të komandoni.
Ajo – Këtë muaj, së pari Marsi dhe pastaj Venusi do t’ju bëjnë nervoze. Doni të kënaqni, por jeni hiperkritike ndaj kujtdo që nuk është në nivelin e duhur. Vetëm kur pasioni të marrë hov, bëheni më të zjarrta. Keni shtysën të kërkoni përvoja që ju emocionojnë shpirtin, jo vetëm trupin. Kushdo që mund të qëndrojë me ju në tetor do ta konsiderojë veten vërtet me fat.
DEMI
Ai – Afërdita në Virgjëreshë ju përkëdhel dhe ju bën të papërmbajtshëm deri në datën 13. Më pas, Marsi intensifikon gjithçka, si tërheqjen ashtu edhe xhelozinë. Erosi bëhet një territor për t’u eksploruar me guxim, pa mbetur i bllokuar në rrugët tuaja. Mundohuni t’i propozoni partneres një fantazi të re. Mos kini turp e do ta shihni ndikimin.
Ajo – Ëmbëlsia dhe konkretësia dominojnë ditët e para të muajit, pastaj gjithçka bëhet më e rëndë dhe më e ngarkuar emocionalisht. Marsi në Akrep ju sfidon të liroheni edhe kur nuk jeni plotësisht nën kontroll. Pasionet sekrete mund të bëhen fokusi i ditëve tuaja. Nëse dëgjoni zemrën në vend të krenarisë, patjetër që do të keni një muaj të paharrueshëm.
BINJAKËT
Ai – Muaji tetor fillon me ironi dhe sharm. Çdo shaka që bëni është një ftesë e fshehur. Venusi në Peshore nga data 13 ju transformon në një joshës elegant e të papërmbajtshëm. Erotizmi bëhet një lojë shahu ku i lëvizni gurët me inteligjencë, por këtë herë dëshironi edhe emocione të vërteta. Ata që ndajnë netët tuaja të tetorit nuk do t’ju harrojnë lehtë.
Ajo – Në fillim të muajit, mund të ndiheni të vëzhguar e të gjykuar, por pas datës 13, ju do të rifitoni epërsinë. Plutoni dhe Venusi ju inkurajojnë të flirtoni lehtë, por edhe të zgjidhni partnerin tuaj të ardhshëm me kujdes. Dëshirat që keni janë të gjalla e plot imagjinatë. Erotizmi është në kulmin e tij kur mund të qeshni, madje edhe në shtrat.
GAFORRJA
Ai – Deri në datë 6 do të jeni nervoz dhe pak mbrojtës, pastaj Marsi në Akrep do t’ju bëjë magnetik e më të sigurt, madje edhe në takimet tuaja seksuale. Sensualiteti juaj do të jetë i thellë, i përbërë nga shikime e përkëdhelje të ngadalta. Yjet ju japin një bukuri misterioze, pothuajse hipnotizuese. Tetori është muaji për të pushtuar me ëmbëlsi, pa sakrifikuar intensitetin tuaj.
Ajo – Me Marsin dhe Venusin në pozicione alternative, ju do të ndjeni nevojën për mbrojtje, por mund të bëheni edhe joshëse e paksa shtriga. Emocionet bëhen fizike, mbështjellëse, transformuese. Mund ta shndërroni një takim të rastësishëm në një histori për t’u mbajtur mend. Ata që ju duan duhet ta dinë se këtë muaj dëshironi emocione të vërteta, jo masa gjysmake.
LUANI
Ai – Marsi do t’ju vërë në provë për pjesën më të madhe të muajit e ju rrezikoni të përgjigjeni me krenari edhe në momentet më të papërshtatshme. Nga data 13, Venusi sjell pushtime të reja. Jo gjithçka do të jetë e lehtë, por me pak sforcim, problemet do të zgjidhen. Në tetor, erotizmi është një përzgjedhje natyrore: vetëm ata që vërtet e bëjnë zemrën tuaj të rrahë do të qëndrojnë me ju.
Ajo – Ju ndiheni si një mbretëreshë, por tetori ju detyron të bëheni edhe më autentike. Marsi në Akrep shpesh do t’ju bëjë të paduruara, por Venusi në Peshore do të sjellë përsëri pak gjallëri e do t’ju ndihmojë të joshni me elegancë, pa pasur nevojë ta teproni. Ata që mund të shohin anën tuaj më të butë do të zbulojnë një energji erotike që nuk zbehet kurrë. Shmangni skenat e xhelozisë.
VIRGJËRESHA
Ai – Afërdita në shenjën tuaj deri në datën 13 ju bën veçanërisht simpatikë e të vëmendshëm: ju dini si të dëgjoni e të ndezni dëshirën e personit tjetër, me gjeste të thjeshta. Pastaj Marsi në Akrep do t’ju shtyjë të përjetoni emocione më të thella. Tetori ju sjell një eros gradual, por intensiv. Përgatituni të përjetoni një pasion të vërtetë dhe të qëndrueshëm.
Ajo – Deri në datën 13, Afërdita do t’ju bëjë të dashurën më të rafinuar e sensuale të zodiakut. Të gjithë po ju shikojnë, por ju zgjidhni me kujdes. Marsi në Akrep do t’ju japë guximin për të provuar përvoja të reja. Tetori ju ndihmon të kombinoni ëmbëlsinë e instinktin. Kushdo që hyn në shtratin tuaj do të ndihet sikur ka gjetur një thesar të fshehur.
PESHORJA
Ai – Deri në datë 6, me Marsin në krah, do të jesh një sharmant i vërtetë dhe çdo veprim do të jetë joshje e pastër. Venusi të bën të rafinuar, të butë e të papërmbajtshëm. Plutoni amplifikon sharmin tënd misterioz. Një këshillë e papritur?! Ndalo përpjekjen për t’i pëlqyer të gjithëve dhe përqendrohu tek ato që të bëjnë vërtet të vibrosh: do të përjetosh netë të paharrueshme.
Ajo – Marsi të jep guxim në fillim të muajit dhe Venusi nga data 13, të transformon në një magnet të gjallë. Ky muaj mund të të japë sharm: një buzëqeshje është e mjaftueshme për të ndezur flakën e një marrëdhënieje të re. Mund të tërheqësh vërtet këdo që dëshiron, por zgjidh se kush është vërtet i denjë për kohën tënde. Këtë muaj, mund të bëhesh edhe muza e dikujt.
AKREPI
Ai – Rreth një javë në muaj, me Marsin në shenjën tuaj, ju bëheni mbreti i padiskutueshëm i pasionit: intensiv, i fuqishëm, i papërmbajtshëm. Këto ditë ju amplifikojnë dëshirën dhe ju mund të përjetoni netë pasionante me atë që dëshironi. Mos e shndërroni gjithçka në një luftë për pushtet: erotizmi mund të transformohet në magji kur i lini vend edhe butësisë.
Ajo – Ky është muaji juaj: ju jeni magnetike, misterioze, sensuale. Me Marsin në shenjën tuaj, fuqia e joshjes nuk njeh kufij. Dëshirat tuaja janë të thella e transformuese. Intimiteti bëhet një udhëtim që lë pa frymë këdo që ju shoqëron. Venusi gjithashtu sugjeron marrëdhënie sekrete shumë të këndshme e të kënaqshme.
SHIGJETARI
Ai – Do të ndiheni të shqetësuar deri më 13: Venusi ju bën të dëshironi liri, por dikush kërkon stabilitet. Nuk do të jetë e lehtë të vendosni kufij në një marrëdhënie ekzistuese. Me Venusin në Peshore, ju do të bëheni më të gjallë e më të shoqërueshëm. Seksualiteti juaj do të jetë i ngjyrosur me ironi e gjallëri dhe mund të përjetoni një takim që do t’ju bëjë të qeshni e të djersiteni në të njëjtën kohë. Menaxhoni energjinë tuaj me mençuri.
Ajo – Tetori ju shtyn të guxoni, por edhe të kuptoni se çfarë dëshironi vërtet. Pas datës 13, energjia juaj bëhet më e lehtë dhe më argëtuese: do të ktheheni në gjuetaren e zodiakut. Seksi është në kulmin e tij kur nuk ka rregulla dhe askush nuk dëshiron t’ju lidhë. Mos kini frikë të shkoni në një fundjavë të papritur vetëm për të qenë me një partner të ri. Argëtohuni!
BRICJAPI
Ai – Ky muaj fillon ngadalë, me Marsin që ju bën nervozë. Venusi fillimisht ju ndihmon, pastaj bëhet pengues e fillon të sjellë keqkuptime në marrëdhënien tuaj. Megjithatë, Marsi në Akrep e mban gjallë erotizmin tuaj dhe mund ta gjeni veten më pasionant se zakonisht. Mund ta habitni veten me sa shumë doni të lini të lirë. Mos kini frikë ta bëni këtë.
Ajo – Në tetor, shpesh do të ndiheni nën presion e të keqkuptuara. Nga data 13, Venusi do t’ju kujtojë të mos e ngatërroni seksin me dashurinë. Marsi rikthen një pjesë të fuqisë suaj, të paktën fizikisht. Do të keni mundësinë të tregoni se edhe ju mund të jeni pasionante e të paparashikueshme. Ata që ju takojnë tani do të shohin një anë të papritur tuajën.
UJORI
Ai – Plutoni në shenjën tuaj vazhdon t’ju bëjë magnetikë, por Marsi mund t’ju bëjnë të luhateni midis dëshirës për të përjetuar një pasion të ri dhe nervave të një marrëdhënieje të vështirë. Pas datës 13, Venusi ju rikthen në qendër të vëmendjes e do të rizbuloni kënaqësinë e të luajturit me joshjen. Angazhohuni të habiteni me gjeste origjinale, jo vetëm me fjalë.
Ajo – Tetori është një muaj emocional për ju: tërheqje të papritura, fantazi të fshehta, tensione të vogla. Marsi në pozicion jo të favorshëm do t’ju bëjë kapriçioz e mbizotërues. Me Venusin në Peshore, rifitoni kontrollin e sharmit tuaj dhe pushtoni pa përpjekje. Dashuria do të jetë më e kënaqshme nëse hiqni dorë nga disa pengesa dhe tregoheni të prekshme.
PESHQIT
Ai – Deri në datën 13, Venusi në opozitë mund të krijojë disa fërkime midis jush dhe partneres, por më pas, falë Marsit në Akrep, gjithçka do të zgjidhet e do të bëheni të papërmbajtshëm. Do ta përjetoni erotizmin në një mënyrë të thellë e poetike, por edhe fizikisht e me pasion. Ky muaj ju sjell takime magjike që do të lënë një përshtypje të qëndrueshme. Ndiqni shenjat e fatit e kapeni momentin!
Ajo – Do të jeni të brishta vetëm në fillim të muajit, pastaj do të bëheni një vorbull sensualiteti. Marsi në Akrep zgjon shqisat tuaja, ndërsa ju jep dëshira të ndaluara e ju shtyn të guxoni më shumë. Këtë muaj do të zbuloni anë të reja të vetes dhe do të përjetoni emocione që nuk do t’i harroni kurrë. Mos e nënvlerësoni një marrëdhënie të lindur pothuajse si shaka me një të huaj.