Horoskopi për javën nga 22 deri më 28 janar 2024 do t’ju lejojë të zbuloni paraprakisht se çfarë kanë rezervuar planetët për ditët në vijim, shenjë pas shenje.
Kush do të jetë i preferuari i yjeve dhe kush do të duhet të armatoset me guxim dhe të përballet me sfidat e qiellit?
Dashi
Java do të fillojë shkëlqyeshëm me një hënë të shkëlqyer dhe në aspekt të mirë. Megjithatë, për fat të keq, do t’ju duhet të përballeni me një çështje të jashtme që do t’ju detyrojë të merrni një vendim të vështirë. E marta dhe e mërkura duket se janë ditët më nervoze.
Demi
Fatkeqësisht kjo javë nuk do ju lejojë të dilni përfundimisht nga një situatë problematike që ju mundon prej disa muajsh. Jo para fundit të janarit dhe atëherë ndoshta do të filloni të shihni një dritë, si dhe një person të cilit mund t’i besoni, një zgjidhje. Ndërkohë, përpiquni të qëndroni të qetë. Të martën, Venusi, mbrojtësi juaj qiellor, do të bëhet i favorshëm.
Binjakët
Të hënën, Hëna do të jetë ende në shenjën tuaj dhe do të mund të përfshiheni në marrëdhëniet ndërpersonale. Gjithashtu, të martën do të shpëtoni nga kundërshtimi i Venusit. Sigurisht, jo të gjitha problemet tuaja do të zgjidhen brenda pak ditësh, por të paktën po rifitoni kuriozitetin për të ardhmen. E diela pritet të jetë e lodhshme.
Gaforrja
Nga e marta me Venusin në opozitë, në dashuri ju presin disa javë paksa të lodhshme. Sidoqoftë, do të duhet të jeni të mirë në menaxhimin e tensionit të brendshëm, ta bëni atë me mençuri dhe të mos lejoni që të pushtoheni nga shqetësimi. Mos harroni se viti 2024 është një vit që në fund do t’ju sjellë më shumë paqe mendore. E mërkura pritet si një ditë e bukur.
Luani
Java juaj do të vazhdojë me ulje-ngritje. Që nga viti i kaluar jeta juaj profesionale ka përjetuar periudha të lëkundura, ju mungojnë ato ndodhitë tuaja të vjetra. Nga njëra anë ju pëlqen kjo, sepse ju pëlqejnë sfidat e reja. Nga ana tjetër e gjitha kjo mund t’ju shkaktojë disa keqkuptime në dashuri. E enjtja dhe e premtja janë ditët më të mira për një marrëdhënie.
Virgjëresha
Java juaj do të fillojë në mënyrë të lodhshme, por do të rikuperohet që nga e marta, kur Venusi do të bëhet miku juaj. Qëndroni durimtarë, edhe nëse në këtë periudhë luhateni mes uljeve dhe ngritjeve marramendëse. Shkurti mund t’ju japë një kënaqësi të madhe, një afirmim të madh në punën tuaj. E diela pritet të jetë dita më emocionuese.
Peshorja
Një javë kjo e 22 deri 28 janar që duket të jetë shumë mikse: nuk do të mungojnë momentet e shqetësimit në shtëpi, mes prindërve dhe fëmijëve, apo me partnerin/partneren, bashkëshortin/en. Mundohuni të jeni dyfish të kujdesshëm në këtë periudhë. Nga gjysma e dytë e shkurtit rrota do të fillojë të rrotullohet në drejtimin e duhur! Kujdes i veçantë do të jetë i nevojshëm mes të martës dhe të mërkurës.
Akrepi
Kjo javë do t’ju japë sërish besim në të ardhmen, si në punë ashtu edhe në dashuri si dhe disa ide të mira për t’i vënë në jetë. Për më tepër, Afërdita do të bëhet sërish aktive të martën, përkrah Mërkurit dhe Marsit. Do të duhet të vazhdoni të ruani njëfarë maturi në marrëdhëniet tuaja me Dashin, Gaforren dhe Peshoren.
Shigjetari
Java do të fillojë me një Hënë disonante e cila mund t’ju bëjë të ndiheni pak më agresivë se ç’duhet. Detyrojeni veten të qëndroni të qetë, edhe kur arsyet dhe e drejta janë në anën tuaj. Ditë premtuese të enjten, të premten dhe të shtunën – duhet të organizoni diçka argëtuese.
Bricjapi
Përveç një rënieje të vogël fizike ose një axhitimi të lehtë mes të martës dhe të mërkurës, ju pret një javë e bujshme. Shumë planetë të rëndësishëm kalojnë në qiellin tuaj dhe Venusi i bukur do të mbërrijë gjithashtu të martën. Ndjenjat mund t’ju japin momente plot emocione të forta, por vetëm nëse vendosni të hapeni ndaj dashurisë.
Ujori
Afrohet një javë e re veçanërisht emocionuese në të cilën nuk do t’ju mungojnë energjia dhe vitaliteti. Jeta juaj po transformohet gradualisht, ashtu siç keni dashur prej kohësh, dhe së shpejti mërzia do të jetë vetëm një kujtim i largët. Megjithatë, disa zgjidhje ndryshimi kanë nevojë për më shumë kohë: do të shihni që në pranverë do të ndodhë diçka e gëzueshme.
Peshqit
Të hënën do të bëni mirë të numëroni deri në dhjetë ose më mirë të mos flisni, veçanërisht nëse keni dëshirë t’i ankoheni partnerit/es ose një anëtari të familjes duke rrëmuar në çështje të vjetra. Për fat të mirë, duke filluar nga e marta disponimi do të mund të përmirësohet ndjeshëm. Përdorni pjesën qendrore të javës për të rimbushur bateritë ose për t’u sqaruar me një person

