Në dimër është më e vështirë të ndieni etje, sepse pengues bëhet i ftohti dhe mungesa e djersitjes; pra ndiheni më shumë të uritur sesa të etur për ujë. Por ndërkohë, organizmi ynë ka gjithmonë nevojë për të marrë një hidratim korrekt e për të ruajtur një ekuilibër perfekt psikofizik.
Ndaj, strategjia korrekte është parandalimi i dehidratimit, duke e luftuar më parë se ai të shfaqë sinjalet e tij. Në fakt, dehidratimi fillon të ndodhë më përpara se të shfaqen simptomat si lëkura e thatë dhe e tërhequr, mungesa e mukozës në gjuhë, dhimbje koke ose edhe një humor të keq.
Për të mbajtur një nivel optimal hidratimi, është e nevojshme të pini pak, por shpesh dhe të mos harroni se uji gjendet edhe në disa ushqime të cilat mund t’iu hidratojnë duke i ngrënë. Pirja e një gotë uji, nuk është gjithmonë e thjeshtë, sidomos nëse nuk keni etje. Kur jashtë shtëpisë bie shi dhe bën ftohtë, kur jeni poshtë batanijes, është e vështirë që gjesti i parë spontan të jetë ai i pirjes së një gote ujë.
Nëse temperaturat zbresin nën zero, është e lehtë të përfshiheni nga “goditjet” e urisë së papritur. Një zgjidhje e mirë për të shoqëruar leximin e një libri të mirë, ose për të bërë pak pushim në ambientin e punës, është të pini sa më shumë çaj.
Një pije e nxehtë është vërtet e shëndetshme, sepse siguron ujë shtesë për organizmin, pastron, eliminon toksinat dhe shmang problemin e mbajtjes së ujit. Darka perfekte për netët dimërore është supa, në çdo varietet të saj të shëndetshëm. Supa është një nga ato pjata, e cila është në gjendje të bashkojë ushqyerjen e shëndetshme dhe hidratimin në një zgjidhje të shijshme.
Pra, duke qenë se supa është tepër e shëndetshme, këshillohet të përdorni shumë perime, e sidomos ato në ngjyrë të gjelbër, të bardhë dhe portokalli. Bashkoni perimet me gjethe të gjelbra dhe frutat me ngjyrë portokalli dhe të kuqe. Rezultatet do të jenë një organizëm i hidratuar dhe një lëkurë e shkëlqyeshme.







