Mospërmbajtja e lehtë e urinës gjatë kohës që jeni shtatzënë mund të jetë për shkak të arsyeve të ndryshme. Disa gra kanë predispozim gjenetik për një gjë të tillë, ndërsa të tjera nuk e kanë. Raca dhe mosha mund të ndikojnë gjithashtu. Duhanpirja konsiderohet si kontribuese në mospërmbajtje. Sëmundjet pulmonare siç janë astma dhe kolla kronike, mund të dobësojnë muskujt e poshtëm të legenit për shkak të presionit të vazhdueshëm. Çdo gjë që mund të rritë presionin në legen mund të kontribuojë në simptoma të pakëndshme.

Për më tepër, pesha e barkut në rritje, duke shtypur fshikëzën e urinës është ndoshta një faktor që shkakton rrjedhje gjatë shtatzënisë. Nëse mospërmbatja e lehtë urinare ekziston përpara shtatzënisë, ndonjëherë mund të përkeqësohet gjatë shtatzënisë dhe madje të mbetet dhe pas lindjes. Mospërmbajtja e lehtë urinare është rezultat i relaksimit të muskujve të poshtëm të legenit, tërheqja ose dëmtimi i nervave të legenit që furnizojnë muskujt.

Madhësia e bebes, e kombinuar me madhësinë e legenit, mund gjithashtu të jenë faktorë të tjerë. Koha gjatë së cilës gruaja shtyn gjatë lindjes, mund të kontribuojë ndjeshëm në mospërmbajtje. Gjatë lindjes natyrale, mund të kërkohet ndihmë. Kur mamaja e ardhshme është tejet e lodhur ose kur ka problem me rrahjet e zemrës së fetusit, mund të jetë e domosdoshme të përshpejtohet procesi i lindjes.

Sipas studimeve, një e treta e grave të cilat lindin natyrshëm mund të zhvillojnë deri diku mospërmbajtje urinare 3-6 muaj pas lindjes. Ndonjëherë nervat që furnizojnë muskujt mund të dëmtohen. Gradualisht me kalimin e kohës mund të shfaqet atrofia e muskujve. Kjo është arsyeja pse ka vonesa në nisjen e rrjedhje së urinës pas lindjes.

Çfarë mund të bëni gjatë shtatzënisë për të parandaluar mospërmbajtjen e lehtë? Së pari duhet të lini duhanin për të mbajtur nën kontroll kollitjen dhe teshtimat dhe bëni ushtrime për të forcuar pjesën e poshtme të legenit. Ushtrimet Kegel janë të sigurta gjatë shtatzënisë. Nuk ka rrezik për fetusin apo për nënën. Kjo sigurisht që nuk nënkupton që nuk duhet të keni gjithmonë aprovimin e mjekut para nisjes së çfarëdo lloji ushtrimi gjatë shtatzënisë. /Top Albania Radio/