Kemi një rekord të ri për gruan me gjuhën më të madhe në planet. Përmasat e gjuhës së saj, kanë bërë që ajo të hyjë në rekordet botërore Guinness.

View this post on Instagram

A post shared by Guinness World Records (@guinnessworldrecords)

Ajo quhet Brittany Lacayo, një avokate nga Teksasi. Gjuha e saj është 7.90 centimetra në pikën e saj më të gjerë. Gjerësia e gjuhës së avokates amerikane është 2.5 centimetra më e gjerë se gjatësia e saj, nëse matet nga maja deri në mes të buzës së sipërme të mbyllur.

“Njerëzit janë të shokuar, por mendojnë se është qesharake”-tha ajo. Kështu Lacayo rrëzon nga froni Emily Schlenker, gjithashtu nga SHBA, gjuha e së cilës ishte 7.33 centimetra e gjerë. Ajo e mbante rekordin prej një dekade.

“Ky rekord nuk ishte thyer në 10 vjet deri më tani. Mbajtësja e mëparshme ishte Emily Schlenker (SHBA), e cila fitoi titullin si adoleshente me një gjuhë 7.33 cm të gjerë,-shpjegoi GWR. Ndërkaq, rekordi i meshkujve i takon ende Brian Thompson (SHBA), me një gjuhë 8.88 centimetra të gjerë.