bond-drinking


Studimi


Të rinjtë, të magjepsur nga skenat e filmave me pije ‘shik’, priren të konsumojnë më shumë alkool, ka zbuluar një studim i ri. Shkencëtarët analizuan mënyrën sesi ndikohej shija e njerëzve nga pijet që portretizoheshin në filma. Ata i treguan 159 studentëve të moshës 18-30 vjeç klipe të ndryshme filmash ku konsumohej alkool. Më pas i pyetën sesa të përfshirë u ndjenë në film dhe nëse patën dëshirë të konsumonin të njëjtën pije. Shembulli më i qartë i këtij studimi është skena e famshme e filmit James Bond dhe Martinit që ai konsumon. Në përfundim u zbulua se shfaqja apo reklamimi i alkoolit në filma dhe jo vetëm, i nxit të rinjtë që të jenë më pijedashës.


 


21 maj 2014 (gazeta-Shqip.com)