Një studim sugjeron se marrja e një dite ‘dembele’ në javë mund të jetë çelësi për një jetë më të shëndetshme dhe më të lumtur. Studiuesit në Universitetin Yale kanë zbuluar se caktimi i një dite pushimi dhe relaksi mund të reduktojë masivisht nivelet e stresit, të ulë presionin e gjakut dhe madje të rrisë jetëgjatësinë.

Studimi i inkurajon njerëzit që t’i japin përparësi mirëqenies së tyre duke lënë mënjanë kohë për aktivitetet që u pëlqejnë, qoftë takimin me miqtë, kënaqësinë nga një hobi i preferuar ose thjesht për të marrë një sy gjumë. Duke i lejuar vetes të ngadalësojmë dhe të rikarikojmë energjitë, ne mund të përmirësojmë shëndetin tonë të përgjithshëm mendor dhe fizik, duke çuar në performancë dhe produktivitet më të mirë në planin afatgjatë. Pra, mjafton vetëm një ditë dembele në javë, për të qenë në top formë gjatë gjthë javës.

Në një botë ku koha duket gjithmonë e pamjaftueshme, mënyra si zgjohemi dhe si i fillojmë orët e para të ditës ndikon drejtpërdrejt në ritmin tonë të përgjithshëm. Studimet tregojnë se njerëzit që zgjedhin të zgjohen herët kanë tendencë të jenë më të fokusuar, të organizuar dhe të gëzojnë një gjendje më të mirë emocionale gjatë gjithë ditës. Por përveç përfitimeve profesionale, mëngjeset e hershme lidhen ngushtë edhe me shëndetin mendor e fizik.

Një nga zakonet që psikologët e konsiderojnë të domosdoshëm është rituali i mëngjesit. Kjo mund të nënkuptojë shtrirje të lehta për trupin, meditim prej 5 minutash ose thjesht pirjen e një gote uji me limon. Ky proces i vogël ndihmon trurin të kalojë gradualisht nga gjendja e gjumit tek një ritëm aktiv, duke ulur stresin dhe rritur nivelin e energjisë.