Një peshkatar amator u mahnit, kur zbuloi një bretkosë të gjallë në gojën e një peshku që zuri atë ditë. Teksa Angus James përpiqej të hiqte grepin nga goja e peshkut, hasi një bretkosë që po i dhuronte “një buzëqeshje” të madhe. Ngjarja ndodhi në Australi dhe u dokumentua nga vetë peshkatari, të cilit i pëlqen të fotografojë. Ai e nxori foton në faqen e tij të Facebook ku mori 40 mijë pëlqime dhe 2000 komente. James, që i hodhi përsëri peshkun dhe bretkosën në ujë, tha se ishte i lumtur që i dha kësaj të fundit një shans të dytë për të jetuar.


Frog-in-fish


6 maj 2014 (gazeta-Shqip.com)