Këshilla


C_2_articolo_3018765_upiImageppZbuloni se si mund të përdoren përbërësit e natyrës për të mbrojtur lëkurën nga insektet e kryesisht nga mushkonjat. Shpesh, gabimisht, mendohet se ilaçet natyrore janë demode dhe jo efikase. Por përkundrazi, efekti i tyre është shumë i fuqishëm, ndërsa përfitimet për epidermën janë të shumta.


Më poshtë do të gjeni një listë prej 10 alternativave aromatike ndaj problemit të mushkonjave, që mund të gjenden lehtësisht në Shqipëri.



  1. Ekstrakti i Vaniljes


Përziejeni atë me çfarëdo lloj kremi pa erë në masën 1 me 10 dhe lyeni të gjitha zonat e zbuluara të trupit tuaj.



  1. Vaji esencial i borzilokut, eukaliptit ose farave të karafilit


Shtoni pesë deri në dhjetë pika të vajit esencial në një gotë me ujë dhe lyeni zonat e pambuluara nga rrobat. Me të mund të lyeni edhe një copë pambuk dhe ta vendosni në dritare që të mbani mushkonjat larg.



  1. Livando


Mushkonjat nuk e durojnë dot erën e livandos, qoftë ajo e freskët e thatë ose në formë vajore. Për fatin tonë të mirë, livandoja përdoret në trajtimet aromaterapeutike si një kurë natyrale për qetësi dhe kundër ankthit. Livandon mund ta përdorni mbi rroba, në lëkurë, ose thjesht si lule në shtëpi.



  1. Farat e karafilit


Merrni pesë gramë fara karafili dhe ziejini me një gotë ujë. Mjaftojnë 10 pika nga ky lëng me pak alkool që ta aplikoni në të gjitha zonat e zbuluara të trupit.



  1. Dëllinja


Nëse keni organizuar aktivitet në natyrë hidhni disa degë dëllinje në zjarrin bubulak dhe mushkonjat nuk do t’ju shqetësojnë.



  1. Vaj kedri


Vaji i kedrit është jo vetëm një nga përbërësit më popullorë të parfumeve, por edhe mjaft efektiv në largimin e insekteve: mushkonjave, mizave dhe buburrecëve që e urrejnë aromën e tij.



  1. Pelini i ëmbël


Vaj i bërë nga lëngu i rrënjëve të pelinit të ëmbël (në 1,5 litra ujë zihet një grusht nga kjo barishte për rreth një orë e gjysmë) nuk ka vetëm efekt në trajtimin e plagëve, por nëse aplikohet në lëkurë mund të shërbejë si një parandalues i mushkonjave.



  1. Kamomili


Një prej bimëve mjekësore më të lashta ka efekt paralizues ndaj qelizave nervore të insekteve. Ndaj ju mund ta thani dhe ta shpërndani nëpër shtëpi.



  1. Borziloku i freskët ose gjethet e domates


Mushkonjat nuk e tolerojnë dot erën që lëshojnë këto bimë, ndaj mos nguroni t’i përdorni.



  1. Hudhra


Sipas të dhënave shkencore, mushkonjat i qëndrojnë larg atij ose asaj që ha shumë hudhër. Por mbani mend që nëse hani shumë hudhër edhe njerëzit do t’ju qëndrojnë larg, ndaj mos e teproni.


N.A