Sipas revistës “Prescrire”, konsumimi i grejpfrutit, ndërkohë që merr disa ilaçe, mund të ketë efekte dytësore serioze. Konsumimi i këtij fruti, qoftë në formë të freskët apo lëngu vepron në mënyrë negative te disa ilaçe, siç janë Imunosupresorët (ata që pengojnë veprimin e sistemit imunitar të trupit), statina (kundër kolesterolit), benzodiazepina (trajton pagjumësinë, ankthin), inhibitorët kalcikë (për sëmundjet e zemrës), etj. Ata mund të shkaktojnë efekte të padëshirueshme dytësore serioze si dëmtim muskujsh, pamjaftueshmëri akute të veshkave, shok hemorragjik, etj.

Shkaku, sipas studimit, janë substancat që përmban ky frut. Megjithatë, efektet ndryshojnë nga një njeri te tjetri dhe mund të jenë të lidhura me pengimin e veprimit të enzimave. Kështu, nëse konsumoni grejpfrut, ndërkohë që merrni disa ilaçe, shtohet përqendrimi i tyre në gjak, duke bërë kështu një mbidozim dhe efekte të padëshirueshme që kanë lidhje me dozimin. Më rrallë, veprimi grejpfrut-ilaç mund të shkaktojë një pakësim të efikasitetit të ilaçit.

Nëse mëngjesi është vërtet vakti më i rëndësishëm i ditës, është ende për debat, por shumë nutricionistë pajtohen se një mëngjes i ekuilibruar është mjaft i rëndësishëm dhe mund të vendosë bazat për një ditë të fortë përpara. Të mbushura me fibra dhe lëndë ushqyese të rëndësishme, frutat janë një shtesë e shkëlqyer për një mëngjes të ekuilibruar. Frutat duke përfshirë portokallet, limonët dhe mandarinat, janë burime të shkëlqyera të vitaminës C, fibrave, kaliumit dhe fitonutrientëve, kanë veti anti-inflamatore dhe detoksifikuese dhe mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës.