Me siguri ju ka ndodhur të mos përjetoni orgazmën pasi keni shumë komplekse që nuk ju lejojnë ta shijoni seksin. Disa nga komplekset dhe shqetësimet kryesore janë se mendoni se nuk keni një trup të bukur. Mos harro se partneri yt është me ty sepse të pëlqen me të mirat dhe të metat e tua dhe se askush nuk është perfekt.

Frika se nuk do të arrish të kënaqësh partnerin tënd pasi nuk ke përvojë të mjaftueshme është e njohur. Ndihu e lirshme dhe shijoje seksin pasi për të arritur orgazmën nuk kërkohet shumë përvojë, por shumë pasion. Sigurisht që për meshkujt është më e zakonshme të kryejnë marrëdhënie seksuale edhe pa pasur ndjenjë dashurie. Shijo momentin dhe mos mendo shumë për më tutje.

Nëse gjatë seksit nuk ndihesh komode me diçka është mirë t’ia thuash partnerit tënd pasi ju duhet të merrni kënaqësi të dy bashkë. Mos mendo se nëse do ti thuash se diçka nuk shkon mirë ai do të mërzitet. Ah dhe mos harroni, nuk jeni në kushtet e duhura nëse para se të filloni seksin ju kap paniku dhe filloni e bëni mijëra pyetje. Pyetjet e tepërta nuk kanë kuptim.

Ndërkaq, seksi anal është një nga aktet që shumë e konsiderojnë si të frikshëm. Megjithatë, nuk është kurrë vonë për të ndryshuar mendim. Shumica e grave kanë një sërë pikëpyetjesh në mendje lidhur me këtë. Si fillim duhet të dini se seksi anal mund të hapë shumë dyer kënaqësie. Shumica e meshkujve por veçanërisht gratë, janë ato që përjetojnë orgazmën më intensive nëpërmjet eksplorimit të eksperiencave të reja. Sidoqoftë, seksi anal është diçka që disa gratë e kanë të vështirë që t’a pranojnë. /TAR/