Mario Salcedo ka jetuar në anije për 25 vitet e fundit dhe së fundmi ka kryer udhëtimin e tij të 1000-të me Royal Caribbean. Salcedo, i cili njihet si ‘Super Mario’ në qarqet e lundrimit, zbuloi se ai shpenzon rreth 101,000 dollarë në lundrime në vit. Disa anije kanë krijuar zyra të improvizuara për të, të kompletuara me tavolina dhe karrige të rrethuara dhe tabela që shkruajnë ‘Zyra e Super Marios’.

Mario tha për mediat se: “Udhëtimi nuk të plak kurrë. Jam mësuar aq shumë të jem në anije, saqë ndihem më rehat sesa të jem në tokë”. Pasi shkoi në udhëtimin e tij të parë në 1997, biznesmeni me origjinë kubaneze ishte i emocionuar. Ai provoi disa linja lundrimi në det, por u vendos në Royal Caribbean si kompania me anijet që i pëlqenin më shumë. Ai ka jetuar në anijet Royal Caribbean pothuajse vazhdimisht që nga viti 2000, duke kaluar vetëm disa ditë në vit në tokë dhe duke ndaluar për 15 muaj gjatë Covid.

Lundrimi i tij i 1000-të ishte në “Explorer of the Seas” me 3286 pasagjerë, i cili u nis nga Miami më 5 janar për një udhëtim 11-netë drejt Panamasë dhe Karaibeve jugore. Mario tha se ai shpenzon rreth pesë orë në ditë duke punuar dhe argëtohet për pjesën tjetër të kohës. “Është zero stres. Mënyra më e mirë e jetesës që mund të gjej”-thotë ai.