Nëse do vërtet të dish dhe kuptosh më shumë rreth shenjës tënde të horoskopit, duhet të dish se cili është planeti që e udhëheq shenjën.

Të 12 shenjat kanë nga një planet që i udhëheq dhe që ndikon në përditshmërinë e tyre. Meqë jemi ende në sezonin e Virgjëreshës, do të flasim për ndikimin e Mërkurit te kjo shenjë, si planeti udhëheqës.

Si ndikon Mërkuri në personalitetin e Virgjëreshës?
 
Mërkuri ndikon që në aftësitë komunikuese deri te preferencat që Virgjëresha ka për modën. Ky planet lidhet me komunikimin, mësimin, gjetjen e një balance të duhur mes detajeve dhe fakteve, si dhe dëshirën për të qenë autentik. Virgjëresha, në përgjithësi, kërkon rendin dhe rregullin, ndaj përpos organizmit, ka si cilësi edhe zgjidhjen e situatave të ndryshme në mënyrë praktike, përmes komunikimit dhe mendimit analitik. Të gjitha këto janë rrjedhojë e ndikimit të Mërkurit, i cili gjithnjë do t’u japë zgjidhje konflikteve.

Si ndikon Mërkuri në aspektin e punës?

Mërkuri i dhuron Virgjëreshës energjinë e tij edhe në sferën e punës, duke ndikuar në aftësinë e saj për të kuptuar, analizuar dhe përmirësuar veten. Ndikimi i këtij planeti e bën Virgjëreshën një punonjëse të përkryer, e cila përpilon një sistem të caktuar dhe e ndjek me përpikmëri.

Virgjëresha mund të punojë në shumë industri, sidomos në atë që merret me shitjen, pasi është një shitëse e përkushtuar, e cila e kupton menjëherë se ç’kërkon një klient potencial.

Si ndikon Mërkuri në sferën e shtëpisë?

Mërkuri ndikon edhe në veprimet e Virgjëreshës përmes qasjes së tij për të krijuar rutina të caktuara në familje. Kjo shenjë funksionon më së miri në një ambient të pastër, ndaj është e udhës të themi se po, Virgjëresha është e fiksuar me pastërtinë.

Virgjëresha vlerëson shëndetin, mirëqenien dhe organizimin. Kjo nuk do të thotë se kjo shenjë nuk vepron dot kur përreth ka kaos, përkundrazi, ky është momenti kur perfeksionizmi i Virgjëreshës del në dritë dhe shumë shpejt, kaosi zgjidhet.

Po në marrëdhënie?

Në dashuri, Mërkuri ndikon te Virgjëresha, duke e bërë atë t’i kushtojë vëmendje maksimale detajeve që lidhen me partnerin. Virgjëresha ka një dëshirë të pashoqe që ta bëjë partnerin të kuptojë vlerat që ka dhe e motivon atë të përmirësohet.