Në botën e marrëdhënieve plot drama e tension, një grua shenja Virgjëreshë duket si oaza që të gjithë burrat e kërkojnë dhe shpeshherë ku përfundojnë duke u kthyer.

Nuk është çështje fati apo magjie. Është qartësisht mënyra si ajo sillet. Ajo nuk bërtet për të dëgjuar zërin e saj, nuk dramatizon për të marrë vëmendje, dhe nuk manipulon për të mbajtur dikë afër. Gruaja Virgjëreshë thotë çfarë ndjen, me maturi dhe qartësi. Komunikimi i saj është i drejtpërdrejtë, pa shmangie apo të nënkuptuara.

Është e rezervuar në fillim, por brenda saj fsheh një forcë të rrallë: një kombinim mes qetësisë emocionale dhe dinjitetit të patundur. Ajo nuk qëndron për lojëra dhe nuk toleron përsëritje gabimesh. Por nëse e ke në jetën tënde, ajo bëhet një aleate e paçmueshme, të ndihmon të rritesh, pa të kontrolluar; të mbështet, pa të humbur vetja.

Burrat që e kanë pasur pranë dhe e kanë humbur, shpesh e kuptojnë vonë vlerën e saj. Sepse ajo nuk e bën zhurmën e zakonshme të mungesës. Ajo largohet në heshtje, por lë boshllëk të dukshëm. Dhe kthimi te ajo… nuk është i garantuar.

Ndoshta prandaj, një grua Virgjëreshë nuk harrohet lehtë dhe shpesh, është ajo që të gjithë kërkojnë të rifitojnë, kur është tepër vonë.