Shumë njerëz e kanë përjetuar, vendosin alarmin për një orë të caktuar dhe, çuditërisht, zgjohen pak minuta më herët. Kjo nuk është aspak rastësi, por lidhet me një mekanizëm të brendshëm shumë të sofistikuar që quhet ritmi cirkadian.

Ky sistem natyror kontrollon ciklin e gjumit dhe zgjimit, energjinë dhe funksionimin e përditshëm të trupit.

Nëse zgjohesh çdo ditë në të njëjtën orë, truri fillon ta “mësojë” këtë rutinë dhe e përgatit trupin të zgjohet vetë, edhe pa ndihmën e alarmit.

Trupi yt ka një orë të brendshme shumë të saktë?

Në tru ekziston një mekanizëm që rregullon kur duhet të flesh dhe kur duhet të zgjohesh. Kur orari yt është i qëndrueshëm, kjo orë biologjike bëhet gjithnjë e më precize.

Trupi përgatitet për zgjim para se të hapësh sytë!

Pak minuta para zgjimit, organizmi fillon të prodhojë hormone si kortizoli, i cili rrit vigjilencën. Rritet temperatura e trupit dhe zemra fillon të rrahë më shpejt, duke të nxjerrë gradualisht nga gjumi i thellë.

Rëndësia e një rutine të qëndrueshme…

Personat që flenë dhe zgjohen në të njëjtën orë kanë më shumë gjasa ta përjetojnë këtë fenomen. Ndryshimet e shpeshta në orar e çrregullojnë këtë ritëm natyror.

Edhe stresi luan rol?

Në disa raste, ankthi apo shqetësimet bëjnë që truri të qëndrojë në një gjendje më të lehtë gjumi, duke të zgjuar më herët seç duhet.

Gjumi cilësor e bën alarmin të panevojshëm!

Specialistët theksojnë se kur fle mjaftueshëm dhe në orar të rregullt, trupi yt mund të funksionojë si një “alarm natyral”, pa pasur nevojë për pajisje të jashtme.

Në fund, rezulton se nuk është telefoni ai që të zgjon, por trupi yt që e di saktësisht kur është koha për t’u ngritur.