E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë psikologia Loreta Caka. Ajo ka folur më shumë mbi dashurinë, mënyrën si zgjedhim partnerët, si dhe nëse dashuria është fat apo jo…

Në ditët e sotme, fatkeqësisht ne jemi një gjeneratë e cila po ecim duke kopjuar të tjerët. Nuk mund të kopjosh dashurinë e dikujt tjetër. Ti shikon një çift showbizi në Instagram që poston 2-3 gjëra nga jeta e tyre e përditshme dhe ti mundohesh të jetosh jetën që ata bëjnë, dashurinë që ata kanë. Pra merr nga ato video dhe mundohesh t’i vendosësh në jetën tënde, por ato gjëra nuk shkojnë. Sepse dashuria është e ndryshme, ne jemi njerëz të ndryshëm. Rrjetet sociale dhe dashuritë e përrallave janë bërë të bukura për të tërhequr, jo për t’i jetuar. Dashuria që ne duhet të jetojmë, duhet të jetë përditshmëri, jo çdo gjë është në vijë të mrekullueshme, sepse atëherë nuk do ketë kuptim. Çdo gjë në jetë ka ulje dhe ngritje, ashtu ka dhe dashuria uljet dhe ngritjet e saj, nuk mund të presim perfeksionin, sepse nëse presim perfeksionin do mbetemi gjithë jetën tonë duke kërkuar.