Megjithatë, disa njerëz mendojnë se kikirikët nuk janë të shëndetshëm për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrës. Për këtë arsye, u pyet Lauren Zuhlke, dietologe e regjistruar, nëse yndyrnat e kikirikëve janë në të vërtetë të mira për zemrën. Intervista është redaktuar dhe përmbledhur për qartësi.Kikirikët dhe gjalpi i kikirikut përmbajnë një sasi të vogël yndyrnash të ngopura, të cilat rrisin kolesterolin LDL – i ashtuquajturi kolesteroli “i keq” dhe mund të kontribuojnë në grumbullimin e pllakave në arterie.

Sa më i lartë të jetë niveli i LDL-së në trup, aq më i madh është rreziku i grumbullimit të yndyrave në arterie. Megjithatë, kikirikët përmbajnë kryesisht yndyra të shëndetshme, veçanërisht yndyra të pangopura njëfishe dhe të pangopura shumëfishe. Këto yndyra mbështesin shëndetin e zemrës dhe mund të ndihmojnë në uljen e LDL-së. Por kikirikët përmbajnë të njëjtat lloje yndyrnash më të shëndetshme yndyrna të pangopura njëfishe dhe shumëfishe që gjenden edhe në burime të tjera, si vaji i ullirit dhe arrat.

Një shpjegim tjetër mund të jetë fakti se kikirikët janë të pasur me acide yndyrore omega-6, të cilat kohët e fundit janë kritikuar shumë për shkak të debatit rreth vajrave të farave. Megjithatë, trupi ynë ka nevojë për omega-6, sepse nuk mund t’i prodhojë vetë. Omega-6 dhe omega-3 janë dy llojet kryesore të yndyrnave të pangopura. Omega-6, ndryshe nga omega-3, mund të nxisë procese inflamatore në trup, të cilat janë të rëndësishme për shërimin e dëmtimeve. Nëse konsumoni shumë ushqime të pasura me omega-6 në krahasim me omega-3, mund të ketë probleme për shkak të tepricës së proceseve inflamatore.

Prandaj, mos e teproni. Është mirë të keni një ekuilibër midis ushqimeve që ofrojnë omega-6 dhe atyre që ofrojnë omega-3, veçanërisht omega-3 nga peshku dhe burimet bimore. Hani sasi të moderuara dhe mos e teproni me kikirikët ose gjalpin e kikirikut.Kur zgjidhni llojin e  kikirikëve, mbani parasysh se kikirikët e pjekur pa vaj janë pak më të shëndetshëm se ata të pjekur në vaj, sepse nuk kanë kaloritë shtesë që vijnë nga vaji. Kikirikët pa kripë janë gjithashtu një zgjedhje më e mirë se ata të kripur, sepse kripa e tepërt mund të rrisë presionin e gjakut. Kur zgjidhni midis kikirikëve dhe gjalpit të kikirikut, kontrolloni përbërësit. Kërkoni gjalpë kikiriku natyral, pa sheqer të shtuar dhe pa vajra të hidrogjenizuara. Nëse gjalpi i kikirikut përmban vetëm kikirikë dhe pak kripë, atëherë, në thelb, është shumë i ngjashëm me një grusht kikirikësh të zakonshëm.