Një burrë përfundoi në spital pasi humbi ndjesinë në këmbë, pas 30 minutash qëndrimi në tualet duke përdorur telefonin.

Sipas mjekëve, rasti njihet si “neuropatia e tualetit”, një gjendje që shkaktohet nga shtypja e nervave dhe ndërprerja e qarkullimit të gjakut për shkak të uljes së zgjatur në sipërfaqe të forta.