Thonë se shpesh njerëzit që mbajnë qen krijojnë një ngjashmëri të çuditshme me ta. Por rasti në fjalë në fakt është një përjashtim i madh dhe krejt i veçantë. Ky qen i këndshëm i racës Shih Tzu ka një ngjashmëri shumë të madhe me pamjen e njeriut.
Qeni 2 vjeç i quajtur Tonik është në kërkim të një strehe të re pasi u shpëtua nga vrasja në Konektikat, SHBA, dhe përveçse fytyra e tij ngjan çuditërisht me atë të një njeriu, përshkruhet si një kafshë shumë miqësore dhe e pëlqen shumë shoqërinë e njerëzve.
6 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)